Rama publikon video brenda COVID 4: Krejt ndryshe nga ç'thonë ata që nxisin katastrofën! Mjekja: Gati 110 shtretër! Basha: Ka humbur kontrolli mbi pandeminë, të largohet

13 Nëntor 2020, 08:16| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 11:08

  • Share

Spitali COVID 4 është gati dhe me 110 shtretër.

Këto detaje na i ka dhënë sot kryeministri Edi Rama i cili e ka publikuar një video brenda spitalit COVID 4, dhe gjatë prezantimit të ambienteve të tij, Danjela Nika zv drejtore e QSUT, ka deklaruar se në këtë strukturë ka 110 shtretër.

"Kjo strukturë ka 110 shtretër. Përhapen lajme të tilla nga persona të papërgjegjshëm të cilët thonë se jemi në kolaps, se di ku e shohin kolapsin.  Faket falsin vetë, kush do ta quajë propagandë le ta quajë të tillë", thotë ajo.

Rama me këtë video i përgjigjet edhe opozitës duke thënë se realiteti është krej ndryshe nga çfarë thonë ata se nuk ka kapacitete dhe as shtretër.

"Mirëmëngjes dhe me pjesën e katërt të ekskluzives nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid4, ku mund të shihni gatishmërinë e sistemit tonë të mbrojtjes shëndetësore, që është krejt po krejt ndryshe nga çfarë ju thonë ata që ëndërrojnë katastrofën e nxisin ankth, pasiguri, frikë, duke ju siguruar se nuk do të jeni kurrë vetëm në këtë luftë, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Pas Ramës ka reaguar Basha i cili vijon akuzat se situata e pandemisë ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa bën dhe thirrje që ta largojnë kryeministrin nga pushteti në zgjedhjet e 25 prillit.

Ora 10:56
Ping-pong, Basha: Bashkë do ta mposhtim Ramën dhe do shërojmë Shqipërinë

Vijon ping-pongu i replikave mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Ky i fundit ka shpërndarë postimin e Ramës dhe bën thirrje që ta mposhtin atë në zgjedhjet e ardhshme.

"Bashkë do ta mposhtim Ramën, do të shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellim shpresë të re për vendin", shkruan Basha.

Ora 09:35
Rama publikoi videon nga COVID 4 , Basha me 1 'refren': Ka humbur kontrollin mbi pandeminë, të largohet

Kreu i PD Lulzim Basha i përgjigjet kryeministrit Edi Rama me të njëjtën akuzë që e përsërit çdo ditë.

Pasi Rama ka publikuar pamje nga brenda COVID 4 këtë mëngjes ku tregoi se janë  në dispozicion 110 shtretër, Basha në reagimin e tij vazhdon të thotë se kryeministri ka humbur kontrollin mbi pandeminë.

"Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Ai duhet të largohet", shkruan Basha.

Komento

Komente

  • res: 13/11/2020 14:35

    palloshi i surrelit gerthet per spitale isoj si sala kur gerthiste kemi ekonomine me te mire ne europe,

    Përgjigju
  • meri: 13/11/2020 13:47

    Per t'ia mbyllur gojen ketyre qe nuk kenaqen kurr,une kam nji mendim:Ne nji program televiziv te ftohen te gjithe ish-Ministrat e shendetesis,te ballafaqohen me pamje filmike (neqoftese ka)te periudhave kur kan qeverrisur.Populli harron shpejte,dhe i'a kerkon mbrekullin atij qe qeverris sot:

    Përgjigju
  • Loni: 13/11/2020 12:03

    Socialist Luli dhe saliu po sta mbushi mendjen vidio shko e shikoje. Bravo z. K/minister.jemi ne populli qe e vlersojm punen tuaj.

    Përgjigju
  • Cjapi: 13/11/2020 11:34

    Po mjeket ku do i gjeni per 110 shtreter? Si gjithmone Shqiperia di te beje me se mire vetem nje gje,fasaden! Dhe ka mbi 100 vjet qe e praktikon,deri sa te zgjohen shqiptaret nga gjumi letargjik.

    Përgjigju
  • Socialisti: 13/11/2020 10:39

    Spitalet i ke skandal sidomos mjeket qe s dijne si te sillen shendetesine falas ku e ke thjesht publicitet

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 13/11/2020 10:07

    O lyl shal ngjitmi kriminel hajdut po ti mor debil a je qorr apo idjot i ler. Ne pam die spitalet që ishin të nivelit Evropjan e ti do të na bësh ne Shqiptarë për idjot sic je vet o kriminel hajdut i partis qenef wc publike pd. Po ne dim vet ta konceptojm tani se kush je ti e kush është Edi Rama. Juve sju ka ngel pik shanci o 7×7=42.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?