Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video në rrjete sociale ku ai tregon disa prej sfidave që nga tërmeti i 26 nëntorit e deri tek pandemia si dhe disa prej arritjeve gjatë qeverisjes së tij.
Ai thotë se shumë persona mund të jenë të pakënaqur se nuk janë përmbushur pritshmëritë e mandatit të dytë, por dhe vetë ai nuk është i kënaqur.
Rama thotë se ka ende punë për të bërë, duke kërkuar kështu mandatin e tretë për të vijuar punën e nisur.
"Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha. E di që disa prej jush janë të pakënaqur se nuk janë përmbushur pritshmëritë e këtij mandati të dytë. As unë nuk jam i kënaqur. Por mos të harrojmë çfarë kemi hequr në çdo hap në këto kohë të mallkuara. Paga minimale është rritur me 1/3, plot 36% që nga fillimi i punës, bluzat e bardha dhe mësuesit paguhen shumë më mirë. Taksa për afro 100 mijë biznese të vogla është bërë zero. Kantieret e ndërtimit janë më të shumta se anjëherë tjetër në të gjithë Shqipërinë. Ka nisur aplikimi për naftën pa taksa për 70 mijë fermerë" - tha Rama.