Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë me një mesazh të veçantë në rrjete sociale, duke vlerësuar intepretimin e muzikës shqiptare nga artistja britanike Sara Payman.
Në video, ajo shihet teksa interpreton këngën e Vaçe Zelës “Rrjedh në këngë dhe ligjërime” ndërsa shfaqet e veshur edhe me veshje tradicionale. Krahas videos, kreu i qeverisë shkruan se Payman na tregon se ‘shqiptar bëhesh edhe me zemër përmes dashurisë për këtë vend’.
“Mirëmëngjes dhe me emocionet e muzikës shqipe që buron nga britanikja Sara Payman, e cila i këndon këngët si të ishin të gjakut të saj, duke na kujtuar se shqiptar bëhesh edhe me zemër përmes dashurisë për këtë vend siç Sara ka zgjedhur Shqipërinë, ju uroj një të shtunë të bukur”, shkruan kryeministri.
Sara Payman është e njohur për publikun shqiptar për interpretimet e vazhdueshme që sjell me këngët shqipe.
Komente
