Edi Rama

Autostrada e bllokuar në Spanjë, Rama: Apel për ndihmë nga Basha, LSI për fall! Kryemadhi: Batutat s'kanë vlerë përballë krizave! PD: S’ke asnjë zgjidhje

14 Shkurt 2021, 21:52| Përditesimi: 14 Shkurt 2021, 22:42

  • Share

Akuzave të opozitës e cila fajëson qeverinë për situatën e krijuar prej motit të keq, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t'u përgjigjet me ironi, teksa ka publikuar pamje të një autostrade në Spanjë e cila po ashtu është bllokuar si pasojë e reshjeve të borës. Teksa ka publikuar këtë video ku shihet autostrada A2 në Spanjë, e cila është e bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës, Rama shkruan se PD po bën apel për të ndihmuar me kripë, ndërsa LSI po hedh “fall”.

“Autostrada A2 në Spanjë - Apel për ndihmë nga PD për kripë, LSI për fall, Andi Bushati për analizë”, shkruan Rama krah videos.

Rama nuk ka lënë pa ironizuar edhe analistin Andi Bushati, i cili ditën e djeshme kritikoi qeverinë pasi mbeti i bllokuar në rrugë për shkak të dëborës.  Ironisë së kryeministrit kryetarja e LSI Monika Kryemadhi iu përgjigj menjëherë duke i thënë ti kthehet punës dhe të mos presë që ti lexojë njeri fatin.  Edhe PD ka reaguart, duke thënë se Rama nuk e humbet mundësinë për të bërë asgjë për Shqipërinë, edhe kur vendi ka ngecur në baltë. Sipas PD, Rama nuk ka asnjë zgjidhje për situatën.

Që prej ditës së djeshme në disa zona në vendin tonë ka prezencë të madhe të ngricave, ndërsa akset nacionale janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Problematikat më të theksuara janë në Lezhë, sidomos në aksin Lezhë-Milot duke bërë që me qindra qytetarët të kalojnë natën në makinat e tyre, pasi kanë mbetur të bllokuar prej ditës së djeshme për shkaka të stuhisë së dëborës që mbuloi zonën. Ndërkohë dhjetëra qytetarë janë bllokuar në doganën e Qafë-Thanës prej më shumë se 8 orë, si pasojë e situatës së krijuar për shkak të kushteve të vështira të motit.

 

Ora 22:37
Ironia e Ramës me videon nga Spanja, PD: S'ke asnjë zgjidhje, ne do të sjellim ndryshimin në Shqipëri

Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Rama pasi ky i fundit iu përgjigj akuzave të opozitës me një video nga një autostradë e bllokuar në Spanjë. 

PD thotë se Rama nuk ka asnjë zgjidhje për situatën teksa garanton se opozita me ardhjen në qeveri do të sjellë ndryshimin.

"Ndërsa Shqipëria ka ngecur në baltë, proparama nuk e humb mundësine për të bërë asgjë për Shqipërinë. Edi nuk ka asnjë zgjidhje për vendin. Ne do të sjellim ndryshimin në Shqipëri. Më 25 prill Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë", thotë PD.

Ora 22:14
'Thumbat' e Ramës, Kryemadhi: Batutat s'kanë më asnjë vlerë përballë krizave, ktheju punës dhe mos prit të të lexojë njeri fatin

Situata e krijuar prej motit të keq ka sjellë edhe replika në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës. Ironisë së kryeministrit Edi Rama i cili pak më parë publikoi një video të një autostrade në Spanjë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi iu përgjigj menjëherë duke i thënë ti kthehet punës dhe të mos presë që ti lexojë njeri fatin.

"Batutat e Ramës nuk kanë më asnjë vlerë përballë krizave që e kanë gjetur shtetin të paaftë për t'u përgjigjur ndaj tyre. Qytetarët e dinë mirë se vështirësitë që ata përballen janë pasojë e paaftësisë së tij, premtimeve të pambajtura prej tij, mungesës së seriozitetit nga ana e tij.

Papunësia, pandemia, tërmetet, përmbytjet e shiut dhe 'ngrirja' e vendit prej borës sot, nuk do të kishin pasoja kaq shkatërrimtare nëse papërgjegjshmëria e tij nuk do të ishte reflektuar në papërgjegjshmëri të qeverisjes.

Ktheju punës, mbaji premtimet, çoji paratë për emergjencën civile, mos paguaj oligarkët por mbështet financiarisht qytetarët dhe mos prit të të lexojë njeri fatin, sepse ja ke shkruajtur vetë vetes. Më 25 prill, Shqipëria shtëpia e shqiptarëve", shkruan ajo.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?