Kryeministri Edi Rama

Rama publikon videon e Calaveras: S'ka 15 kushte, kush e përsërit ka qëllim politik të luftës qorre me qeverinë

23 Qershor 2020, 17:32| Përditesimi: 23 Qershor 2020, 17:42

  • Share

Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar fjalën e drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë Europiane dhe Bisedimet e Zgjerimit në Komisionin Europian, Genoveva Luiz Calavera, e cila deklaroi se nuk ka 15 kushte për të hapur bisedimet ndërqeveritare Shqipëri-BE. Ai i drejtohet opozitës se nuk ka 15 kushte dhe kush e përsërit ka thjesht qëllimin politik të luftës qorre me qeverinë.Rama nënkupton se çfarëdolloj gjëje të thotë opozita përsëri do të humbasë duke mos pasur të drejtë.

"Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në bashkimin europian. Nuk ka 15 kushte dhe kush e përsërit atë këngë ka thjesht qëllimin politik të luftës qorre me qeverinë.Zonja Calavera flet në emër të Komisionit Europian", shkruan Rama.

Në mbledhjen e djeshme në PE gjatë diskutimit për Shqipërinë, Calavera deklaroi se nuk ka 15 kushte për të hapur bisedimet ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Kujtojmë se më 19 qershorPD-ja tha se PE kishte miratuar amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane me 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes në Konferencën Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare, por që kryeministri Rama e mohoi duke ironizuar se kush kapet pas 15 kushteve do të mbetet në opozitë.

VIDEO /Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë Europiane, Calavera

Komento

Komente

  • Mitro: 24/06/2020 11:22

    Si s'i ka plotesuar ,por jo per ne Europe po per ne Afrike.Edhe Zimbabve i ploteson kushtet me mire se ne per te hyre ne Europe (n.q.s do ndodhej ne Europe)

    Përgjigju
  • Artan: 23/06/2020 18:35

    Po

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?