Projekti i nyjes së Milotit

Politikë

Rama publikon videon e projektit të ri: Ja si do të realizohet nyja e Milotit

13 Korrik 2018, 09:51| Përditesimi: 13 Korrik 2018, 10:04

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video mëngjesin e sotëm ku tregon zbatimin e projektit për realizimin e nyjës së Milotit, rrugë që sipas tij kishte mbetur rrugëve prej vitit 2011.

Sipas tij, projekti do te pasohet nga rruga e re Milot-Balldren, me vlerë 16 mln USD dhe me impakt te madh edhe për integrimin e shumë rrugëve  të tjera dytësore. Rama e mbyll me këtë njoftim, duke iu uruar një ditë mbarë të gjithëve. 

MIRËMËNGJES 

dhe me këtë projekt të ri që sapo ka nisur të zbatohet për realizimin e nyjes së Milotit, (pjesë e rrugëve të mbetura rrugëve, qysh nga vitit 2011 dhe që do të pasohet së shpejti nga rruga e re Milot-Balldren) me vlerë 16 mln USD dhe impakt të konsiderueshëm jo vetëm në lëvizshmërinë e sigurinë e aksit kryesor, po edhe në integrimin e shumë rrugëve dytësore me infrastrukturën kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë.

Kryeministri Edi Rama në Facebook

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?