Dronët “Bayraktar” shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.
Kështu shkruan kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar pamje të dronëve për të cilët thotë se janë të një teknologjie "më të lartë të fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile".
Më tej Rama nënvizon se "Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s".
"Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë", shkruan Rama.
Marrëveshjen për blerjen e dronëve ‘Bayraktar’ nga Turqia Shqipëria e firmosi në dhjetor të një viti më parë. Pajisja me këta avionë do t’u ofrojë institucioneve të qeverisë shqiptare një mbështetje të madhe në nivel operacional, në fusha të ndryshme.
Sa i kushtojne buxhetit si kosto or teeeejjjjj
PërgjigjuShpresojm qe hapsiren ajrore te Shqiperise ta kontrollojm vet ne jo Greket ose Italianet. Sidomos kta te 2 te fundit kan qen ish pushtuesit tan.
PërgjigjuSme kujtohet te na ket pushtuar ndonjeher Greqia perkundrazi u sulmua nga italia nga territori yne ku kishte dhe nja dy divisione arnautesh
Kjo kërkon politikanë që e duan vendin. Ke pa ndonjë gjithollog në TV te thotë ç'bëhet me mbrojtjen. Asnje. Veç A Lamja ka dalë njëherë bashkë me atë dibranin ish min.drejtësie që thoshin "s'ka ç'na duhet", apo avokati që thotë i duhen veç lopata.
Mos eshte Raptor American droni ne foto. Mburremi me 3 drone Bajrakra (15 milion Dollar shpenzim) Serbia fqinje dhe "dashamirese" ka sistem raketor S-300, avion Mig 29, helikopter luftarak Mi35.
Përgjigjupo dhe te bishti i dronit flamuri turk ;/
Përgjigju