Rama publikon video nga COVID 3: Realitet krejt ndryshe nga çfarë rrokanisin lehaqeniet! Mjekja: Alarm fals se nuk ka shtretër; Basha: Shqiptarët meritojnë më shumë

11 Nëntor 2020, 08:11| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 08:29

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar një tjetër video nga COVID 3 aty ku mjekët luftojnë për të shpëtuar jetët e pacientëve të infektuar nga koronavirusi.

Krahas videos Rama thotë se realiteti i sistemit të mbrojtjes shëndetësore, fatmirësisht është krejt ndryshe nga çfarë "rrokanisin përditë lehaqeniet pa din e pa iman", thotë Rama duke iu referuar me këto fjalë opozitës. Por nuk ka munguar as reagimi i kreut demokrat Lulzim Basha i cili i është përgjigjur po me një video, krahas të cilës shkruan qytetarët meritojnë më shumë dhe se pacientët me Covid-19 do të marrin trajtim si në të gjitha vendet e botës.

"Mirëmëngjes  dhe me Pjesën e Dytë të ekskluzives nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid 3 këtë herë, ku mund të shihni realitetin e sistemit të mbrojtjes shëndetësore, që fatmirësisht është krejt ndryshe nga çfarë ju rrokanisin përditë lehaqeniet pa din e pa iman, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Zv drejtorja e QSUNT, Arjana Strakosha, në videon e Ramës ka hedhur poshtë të gjithë akuzat e opozitës gjatë këtyre ditëve se në spitalet COVID nuk ka shtretër. Sipas saj ky është një alarm fals.

"Jemi në strukturën COVID 3. Ka të gjithë parmetrat e 1 spitali, me 130 shtretër, me hapësira të bollshme me zonë jeshile dhe të kuqe. Zona jeshile është zona ku të gjithë mjekët relaksohen dhe lahen. Pashë një alarm fals se nuk ka shtretër dhe se njerëzit shtrihen nëpër korridore. Nuk është e vërtetë sepse vetë ne të parët nuk do e lejojmë kurrë këtë dramë. Do kishim planet tona A B C D gjithmonë ka një skenar për të shërbyer popullit. Të sëmurët më rëndë shtrohen te COVID 1 kurse me stade të tjera kalojnë te COVID3", tha ajo.

Ora 08:17
Rama publikoi video nga COVID 3, Basha i përgjigjet: Shqiptarët meritojnë më shumë teste dhe ndihmë, është çështje për jetë a vdekje

Pasi kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga COVID 3 përmes të cilës hodhi poshtë akuzat e opozitës se në spitale nuk ka shtretër, menjëherë ka reaguar kreu demokrat Lulzim Basha.

Në postimin e tij Basha ka akuzuar Ramën se nuk po u jep mjaftueshëm qytetarëve, të cilët siç thekson ai meritojnë më shumë.

"Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Më shumë teste, më shumë ndihmë, më shumë zgjidhje. Plani ynë ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me covid që kurohen në shtëpi. Kjo nuk është çështje politike, është çështje për jetë a vdekje", shkruan Basha.

 

Komento

Komente

  • Toni: 11/11/2020 18:49

    Shqiptarët meritojnë më shumë dhe do kishin më shumë nëse shpellaristat dhe holandezët e PD-së nuk do e kishin vjedhur,shkatërruar dhe djegur Shqipërinë! Kanë fytyrë dhe flasin kërmat...

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 11/11/2020 12:31

    lulzim basha deklaron:-shqiptaret duan me shume.duan nga nje krevat dopio dhe gruan e lulit tu beje masazhin.

    Përgjigju
  • Emigranti: 11/11/2020 09:19

    O Nënë me mbushe syt me lot... Të shkuara o Nënë!! Zoot ndihmoji Shqipëtaret.

    Përgjigju
  • O tej: 11/11/2020 08:55

    Ala nuk ju shqiten shalet ketij bashibozuku i UMNIKUT ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?