Politikë

Rama publikon videon nga Panairi i Turizmit: Shqipëria turistike i flet botës nga Berlini

4 Mars, 12:20| Përditesimi: 4 Mars, 12:25

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa pamje nga panairi i turizmit në Berlin, Gjermani, ku Shqipëria mbante”vendin e nderit”.

“Shqipëria turistike i flet botës nga Berlini”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar.

Një ditë më parë në hapjen e panairit, gjatë fjalës së tij, Rama tha vuri në dukje historinë e një vendi të izoluar dhe pa turizëm, të shndërruar tashmë në destinacion botëror.

Po ashtu kreu i qeverisë ftoi gjermanët të vizitojnë Shqipërinë duke treguar edhe disa nga bukuritë natyrore që ka vendi ynë.

Rama mori shembullin e plazheve të Ksamilit që ngjajnë me Bora-Bora apo peizazhet e Thethit dhe Valbonës.

Panairi do ketë 5800 ekzpozues nga qindra vende të botës, deri më 2034 parashikohen mbi 100 mln vende pune të reja në botë.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • toni: 04/03/2025 16:42

    ME NATYREN,,DIELLIN,,DHE USHQIMIN QE KEMI NE DUHEJ TE ISHIM TE PARET NE BALLKAN,,, POR POLIYIKA JONE 30 VJECARE E KA PATUR MENDJEN TE VJEDHE PARATE TONA....hotelet i kemi mjerane,,,pa kushte pa parkinge,,pa pishina,,,,dhe shtrema,-shtrema...pa plan..e pa urbanistike,, biles kemi dhe pallate mbi rere....qe duhen shembur.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?