Programacion

E Mërkurë
12
Maj
E Enjte
13
Maj
E Premte
14
Maj
E Shtunë
15
Maj
E Diel
16
Maj
E Hënë
17
Maj
E Martë
18
Maj
E Mërkurë
19
Maj
E Enjte
20
Maj
E Premte
21
Maj
E Shtunë
22
Maj
E Diel
23
Maj
E Hënë
24
Maj
E Martë
25
Maj
Aktualitet

Rama publikon videon nga punimet e urës së Madhe të Kukësit: Do jetë 310 metra e gjatë dhe me hark mbresëlënës prej çeliku special

3 Maj, 19:29| Përditesimi: 3 Maj, 19:33

Kryeministri Edi Rama ka publikuar punimet në Urën e Madhe të Kukësit, që është pjesë e Rrugës së Kombit. Rama shkruan se puna atje vijon pa ndërprerje në mënyrë që kësaj rrugë t’i shtohet ura moderne mbi lumin Drin.

Ura e madhe e Kukësit do të ketë një gjatësi prej 310 metrash dhe struktura e saj mbajtëse kryesore do të jetë prej çeliku special.  Ura e re e Kukësit do ketë dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa gjatësia e saj do të jetë konstruksion metalik, me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme. Ura e Madhe e Kukësit do të bashkojë brigjet e Drinit në Rrugën e Kombit

“Vijon pa ndërprerje puna për veprën e munguar të Rrugës së Kombit, Urën e Madhe të Kukësit mbi Drin. Ura do te jete e varur në 310 m gjatësi dhe struktura e saj mbajtëse kryesore, do te jete një element mbresëlënës prej çeliku special, me hapësirë 270m dhe lartësi 50m”, shkruan Rama.

Ura e Madhe e Kukësit do të zëvendësojë  urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se 45 vite që mban ‘mbi supe’ me mijëra mjete përgjatë viteve. Më herët vetë kryeministri Rama ka thënë se kjo urë e vjetër do të qëndrojë si relike e kohës dhe nuk do të shërbejë më as si urë kalimi për rrugë dytësore. 

I.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A është gati Shqipëria për sezonin e ri turistik?