Me pamje nga puna e peshkatarëve në vendin tonë e ka nisur mëngjesin kryeministri Edi Rama.
Krahas një videoje të postuar në “Facebook” Rama shkruan se peshkatarët po i japin hov ekonomisë tonë, ku që prej 2013-tës sektori i peshkimit ka njohur rritje të ndjeshme falë edhe politikave e përmes lehtësirave fiskale të ndërmarra.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të peshkatarëve në rivierën tonë që të çlodhin sytë, por që po i japin një hov ekonomisë tonë, ku që prej 2013-tës sektori i peshkimit ka njohur rritje të ndjeshme falë edhe politikave tona e përmes lehtësirave fiskale që ne kemi ndërmarrë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Rama nënvizon se peshkimi është një nga sektorët me rritjen më të shpejtë.