Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka kohë për të humbur dhe se puna për komisionin Antikorrupsion duhet që të vijoj me ose pa opozitën.
Kryeministri theksoi se do të ketë edhe një certifikim nga BE dhe SHBA.
“Unë them se nuk kemi asnjë arsye që të humbasim fokusin, me ose pa ata ne këtë punë do ta bëjmë. Nuk mund të presim që të merremi vesh me ata që të vijë dhe të bëjnë detyrën e tyre. Të gjithë anëtarët tanë janë në punë, grupi i ekspertëve po ngrihet dhe puna do të vijojë. Nëse duan që të ulen në atë tavolinë dhe do të sjellin idetë se si luftohet krimi dhe korrupsioni dhe për ta bërë Shqipërinë më të sigurt ti sjellin dhe ca është e dobishme do të qëndrojë aty. Kjo punë në përfundim pasi të shkruhet do cerfitikohet nga BE dhe SHBA. Nëse ka ide të mira nuk ka shance që ne ti lëmë jashtë, janë edhe të tjerët që do ti gjykojnë”, tha ai.
Teksa foli për deklaratat e opozitës që vitin tjetër do të vij në pushtet, Rama tha se kjo nuk besohet as nga vet ata.
“Janë të gjithë komponentët për sa i takon përfaqësimit ndërkombëtar, por do ishte mirë që të kishte edhe ata që nuk janë pjesë e kësaj skuadre, që janë në opozitë. Nuk janë sot këtu, nuk paraqiten, ndërkohë komisioni i posaçëm është për të qenë një hapësirë jashtë perimetrit të luftës parlamentare. Është një hapësirë ku ata që kanë marr një mandat nga populli shqiptar duhet që të jenë pjesë. I dëgjojmë që thonë do të vinin në pushtet vitin tjetër, por të vish në pushtet duhet që të jesh më i interesuari për të qenë në këtë tryezë dhe këto do ti kesh ti për tu marr dhe për tu informuar, mund të vlejë si një kurs për tu parapërgatitur që në momentin që do të marrësh pushtetin të jesh gati. Por, ata që thonë do marrim pushtetin vitin tjetër, nuk e besojnë as vetë këtë”, tha
Lajmi kryesor:
‘Antikorrupsioni’, Rama: Nuk kap SPAK, por koordinon punën për në BE! Bojkoti i opozitës? Të vijnë ose të vazhdojnë aktivitetin e padobishëm
S.B//ReportTv.al