Në prezantimin e projektit të ri tregtar të Durrësit, kreu i qeverisë tha se 46% e këtij projekti do të financohet nga qeveria, ndërsa pjesë tjetër do të jepet me PPP.
Nga ana tjetër, Rama theksoi edhe njëherë se puna në portin tregtar aktual s’do të pengohet nga punimet për Portin e ri të Durrësit.
“Operimi ligjor s’do të pengohet për asnjë subjekt që do të dojë të vazhdojë operimin. Faza e parë që është faza që bën zëvendësimin e portit është 390 mln euro, shifër e arsyeshme, 46% do të financohet nga qeveria dhe 54% i kompanisë që do të fitojë garën ndërkombëtare. Një proces në partneritet publik privat, nuk janë kate kriminale as formula korruptive por janë formula ekonomike të cilat kur bëhen me transparencë dhe duke parë interesin e publikut funksionojnë në favor të publikut”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Prezantohet Projekti i Portit Tregtar të Durrësit në Porto Romano, Qeveria: Faza e parë kushton 390 mln euro, 46% investim i shtetit, pjesa tjetër me PPP
SI.E.//ReportTv.al