Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Politikë

Specialja s'lejon Thaçin në varrimin e të atit, Rama: Një tribunal i turpshëm, drejtësia ndërkombëtare e kthyer në farsë

17 Mars, 21:47| Përditesimi: 17 Mars, 22:04

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër në ‘X’ pas vendimit për të mos lejuar ish-presidentin Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, duke e cilësuar këtë veprim si një “akt turpi”.

Rama theksoi se kjo është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe e ka quajtur drejtësinë një farsë ndërkombëtare.

‘Një nivel i ri i turpit nga një tribunal i turpshëm dhe pa turp, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë të zbrazëta dhe vullnetin e Kuvendit të Kosovës në një boomerang të brutale!’-shkruan Rama në ‘X’


Lajmi kryesor:

Specialja nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e të atit! Rama: Tribunal i turpshëm dhe pa turp! Veteranët e UÇK-së: Ndërkombëtarët të reagojnë


A.Q/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?