Edi Rama
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot ritmin e lartë me të cilin po punohet për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së, pas hapjes edhe të grupkapitullit të tretë ditën e sotme në Bruksel.
Kreu i mazhorancës reagoi me anë të një postimi në llogarinë personale në rrjetin social Facebook, duke u shprehur se “rruga e Shqipërisë drejt BE-së vazhdon pa ndalim”.
“RRUGA DREJT SHQIPËRISË 2030 VAZHDON PA NDALIM! Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin. Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur – një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027”, shkruan Rama.
Postimi i kryeministrit Rama në Facebook
Lajmi kryesor:
Shqipëria hap negociatat për grupkapitullin e tretë! Rama: Rruga drejt BE-së vazhdon pa ndalim! Hasani: Reflektim i progresit! Kos: Një tjetër hap drejt Evropës
A.Q/SI.E./ReportTv.al