"Çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh", ky ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama pas sulmit të dy ushtarëve në Uzinën e armëve në Gramsh. Ishin 2 rus dhe 1 ukrainas, të dyshuar si agjent të shërbimeve sekrete ruse, që tentuan të hyjnë brenda perimetrit të zonës, por përfunduan në prangat e policisë. Kryeministri Edi Rama e kishte edhe një koment për opozitën duke thënë se edhe kur flitet për një ngjarje të tillë delikate, është trishtuese që ata që i cilëson si "gjela laramanë" ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël.
“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!” – shkroi Edi Rama.
Reagimi i Ramës për opozitën vjen pasi Partia e Lirisë ka reaguar permes sekretarit te pergjithshem Tedi Blushi, duke kërkuar hetim të menjëhershëm ndërsa i bënte thirrje kryeministrit Edi Rama, ministrit të mbrojtjes dhe shefit të shtabit të Forcave të Armatosura që të ndërprisnin pushimet dhe të jepnin detaje mbi ngjarjen. Edhe këtë rast, opozita e kishte një akuzë për Ramën duke thënë se ngjarjet e tilla dëshmojnë papërgjegjshmërinë e qeverisë.
"Partia e Lirisë i bën thirrje Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe institucioneve ligjzbatuese përgjegjëse të sqarojnë menjëherë incidentin e ndodhur në Uzinën Ushtarake të Gramshit, ku sipas të dhënave të raportuara në media, disa shtetas rusë kanë dhunuar dhe lënduar me mjete kimike disa ushtarë. Kjo ngjarje shumë e rëndë, që i ndodh një vendi anëtar të NATO-s, që lidhet me sigurinë kombëtare, por dhe kolektive të Aleancës, meriton një hetim të menjëhershëm dhe transparent.
Kryeministri, Ministri i Mbrojtes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, të ndërpresin menjëherë pushimet dhe të japin para shqiptarëve informacion të detajuar dhe zyrtar mbi këtë ngjarje, që nuk mund të zbardhet vetëm duke u lënë në dorën e raportimeve mediatike. Partia e Lirisë u shpreh të gjithë solidaritetin familjeve të ushtarëve të lënduar dhe u uron atyre shërim sa më të shpejtë! Të tilla ngjarje të rënda dëshmojnë edhe njëherë papërgjegjshmërinë e Qeverisë në raport me ruajtjen e sigurisë kombëtare, që duhet të jetë prioritet, veçanërisht pas agresionit rus ndaj Ukrainës dhe në kushtet kur aktorë të tjerë prej kohësh po përpiqen të destabilizojnë rajonin tonë", shkroi Blushi.
Për ngjarjen ka reaguar edhe Sali Berisha, i cili shkruan se ‘turistët’ zbulues sulmuan si terroristë ushtarët e uzinës së Armëve në Gramsh. Berisha përsërit sërish që t’u ndalohet menjëherë hyjra në territorin e Shqipërisë turistëve rusë dhe të rivendoset regjimi i vizave me Federatën Ruse.
Si ndodhi ngjarja?
Rreth orës 17:40 të ditës së sotme (e shtunë 20 gusht), një prej rojeve në Uzinën Ushtarake të Gramshit ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi. Të dy efektivët Albi Bici dhe Ardian Xhakak i kanë bërë fillimisht thirrje të ndalojë. Pavarësisht thirrjes së rojes dhe përgjegjësit të ruajtjes së Uzinës, 24-vjeçari i identifikuar si Mikhail Zorin ka tentuar të largohet, por 2 efektivët shqiptarë kanë bërë ndalimin i tij. Në këtë moment 24-vjeçari është kundërpërgjigjur duke përdorur spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij. Ndërkaq është zbuluar se 24 vjecari nuk ishte i vetëm.
Burime zyrtare bëjnë me dije se janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës, një femër dhe një mashkull të identifikuar si rusja e identifikuar si Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjeç që shoqëronin këtë person. Ndaj personeli i Policisë Ushtarake ka njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, e cila ka bërë ndalimin edhe të dy personave të tjerë jo shumë larg nga uzina. Të tre personat aktualisht janë të shoqëruar nga policia, e cila në bashkëpunim me institucionet e tjera po vijon hetimet mbi ngjarjen e ndodhur. Ushtarët që u gjetën në tokë pa ndjenja nga kolegët janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtim mjekësor pasi kanë humbur shikimin.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për sulmin ndaj ushtarëve në Gramsh duke thënë se i është garantuar mbështetje e pakursyer dhe shpreh mirënjohje për sakrificën e tyre. Teksa i uron shërim të shpejtë, sqaron se pranë tyre shkoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA.
"Mirënjohje dy ushtarakëve tanë që sakrifikuan për të ruajtur një objekt strategjik siç është uzina e Gramshit. Bisedova me ta dhe u garantova mbështetjen e pakursyer timen dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Pranë dy ushtarakëve shkoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji. Shërim të shpejtë dy efektivëve tanë!" - shkruan Peleshi.
Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në Gramsh, ku një shtetas rus sulmoi me sprajt kimik ushtarët në Uzinën e Armëve në Gramsh, pasi tentoi, bashkë me dy të tjerë që të futen brenda perimetrit të Uzinës, por ndeshën në rezistencën e rojeve ushtarake.
Në reagimin e ndarë nga Berisha në rrjetet sociale, shtetasit rus cilësohen si ‘turistë’ zbulues të cilët si terroristë sulmuan ushtarët e uzinës. Berisha përsërit sërish që t’u ndalohet menjëherë hyjra në territorin e Shqipërisë turistëve rusë dhe të rivendoset regjimi i vizave me Federatën Ruse.
Postimi i Berishës
Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë:
‘Turistë’ zbulues rus sulmojnë si terrorist ushtarët në uzinën ushtarake të Gramshit.
Të dashur miq, Ministria e Mbrojtjes njofton se “Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë. Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”
Mediat njoftojnë se rusët, në fakt agjentë zbulues, pasi kanë bërë dje gjatë ditës rikonjicion, janë futur sot pa vështirësi në mjediset e Uzinës ushtarake të Gramshit. Ushtarët roje të Uzinës kanë tentuar ndalimin e tyre, por rusët i kanë sulmuar me lëndë kimike djegës të natyrës së paqartë dy ushtarët roje dhe kanë krijuar plagë djegije.
Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt agresioni terrorist të zbuluesve rus ndaj rojeve të Uzinës Ushtarake të Gramshit, veprimtarinë e tyre subversive ndaj vendit tonë.
Partia Demokratike dënon edhe vlerësimin si incident nga Ministria e Mbrojtjes të këtij akti të mirëfilltë agresiv ndaj jetës së ushtarakëve tanë në detyrë dhe sovranitetit të vendit tonë.
Partia Demokratike ka dënuar me parë heqjen e vizave dhe pranimin në këtë kohë lufte të turistëve rus nga Edi Rama dhe qeveria e tij dhe sot kërkon rivendosjen e vizave për qytetarët e Rusisë dhe ndalimin e menjëhershëm të hyrjes në Shqipëri të turistëve nga Rusia.
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas ngjarjes në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh ku u sulmuan 2 ushtarë shqiptar nga tre presona, dy rusë dhe një ukrainase të cilët dyshohet se janë agjentë të shërbimit sekret rus.
“Mos u ngatërroni me forcat e sigurisë shqiptare”, shkruan Grenell në Twitter.
Dy ushtare te armatosur dhe te pregatitur qe neutalizohen nga nje persone i vetem, nuk me duket krenari. Me shume ngjan me nje paaftesi, turp.
PërgjigjuKrenari per rojet qe iken per lesh.Se kuptoj si i bejne heronj nderkohe rusi i la top te shtrire te dy.ca vend m.ti jemi vetem per cudira
PërgjigjuHahahaha,komedi
PërgjigjuDIKUR BABAI KA QEN ME NENDETESET E MARINES NE VLOR DHE KUR SHKUAN NE BS PARA SE TE PRISHESHIN ALEANCAT RUSI I MBAJTI 4 VJET NE UJRAT E TYRE DHE NUK I LEJOJ TE KTHEHEDHIN ,DHE IM AT RAHMET PAST THOSHTE KUR NA TREGONTE HISTORI PER RUSET NUK KA ME TE POSHTER SE MUZHIKU.
PërgjigjuHa ha ha bravo thote debili. Me lot. Ore shtaze ruser dhe serbet ne Shqiperi i solle ti dhe fara jote e keqe.
PërgjigjuTi ske as krenari e as moral o tradhtar i pështirë
PërgjigjuPohove se je nje sociopat i pareabilitueshem.
Përgjigju