Edi Rama, gjatë fjalës së tij para administratës së Bashkisë Tiranë

Politikë

Rama: Këneta më paska denoncuar për dy krime zgjedhore, takimi me punonjësit e Bashkisë pasi dolën nga puna! Do e përsëris 'krimin', edhe atë për bonusin e pensionistëve

21 Shkurt, 17:03| Përditesimi: 21 Shkurt, 17:33

  • Share

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot (20 Shkurt), kundërshtarëve të tij që e akuzuan për takimin me administratën e Bashkisë së Tiranës ditën e djeshme në "Sheshin Skënderbej", dhe jo vetëm.

Ai thotë me një reagim në rrjetin social X, se "krimet për të cilat e akuzojnë do i përsërisë", si për bonusin e pensioneve në muajin mars, por edhe takimet me administratën e Bashkisë, pasi Tirana do presë më 16 Maj liderët e 50 vendeve të BE-së dhe NATO-s dhe kërkohet shumë punë për përgatitjet.

Bie në sy në postim edhe përsëritja nga kryeministri e epiteteve që lidhen me kënetën, si: "buf, zhaba, zhapikë, zhgaravina" dhe madje në fund të tij një "kua-kua-kua", duke iu referuar bretkosave.

Madje edhe emoji ku për kënetën dhe akuzat i vendos një buf, për bonusin e pensionistëve dhe rezultatin e 11 Majit një grusht, si dhe në fund për kundërshtarët dhe akuzat e tyre ikonën me dy gishtat lart.

Reagimi i Edi Ramës në rrjetin X:

Me paska denoncuar këneta për dy krime zgjedhore!

E para paskam kryer krim me bonusin e pranverës për pensionistët, që është shpallur që vjet falë rritjes së fortë ekonomike dhe të ardhura që kanë kaluar parashikimet për 2024! 

Krime të tilla për pensionistët kam ndërmend të kryej akoma, madje edhe më të rënda se ky i marsit dua t’i bëj, këtë vit dhe në vitet në vijim, kështu që këneta të bëjë denoncimet e veta, ndërsa pensionistët e dinë vetë se ç’do t’i bëjnë kënetës më 11 maj.

E dyta paskam kryer krim në Sheshin Skënderbej me mbledhjen e punës me punonjësit e bashkisë që sapo kishin dalë nga puna. Ky është një tjetër krim që kam ndërmend ta përsëris, sepse në 16 maj Tirana do të mikpresë 46 udhëheqës të kontinentit europian dhe 8 lider të organizatave të mëdha si BE e NATO, kështu që ata punonjës kanë shumë punë për të bërë. 

Natyrisht këneta ka bërë përsëri atë që bën qysh nga 1912 e asisoj edhe qëkur unë u shfaqa si djalli që ia mbylli rrugën e Tiranës e pastaj të Shqipërisë, bufit, zhabave, zhapikëve dhe zhgarravinave të saj, të cilët mua mund të vazhdojnë të më ndjekin nga pas, po Tiranën dhe Shqipërinë e kanë humbur përgjithmonë. Kua - kua – kua”.

Postimi i Edi Ramës në rrjetin X
 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?