Në një reagim të dytë për mediat, Kryeministri Edi Rama ka dënuar lajmin e përhapur qëllimisht për një tërmet të fuqishëm në orën 23:30 nga portali Syri.Net. Ai ka sqaruar dhe një herë se tërmetet nuk mund të parashikohen, është e pamundur siç thekson si, duke deklaruar se një gjë e tillë është e dënueshme me ligj.
"Nuk ka lindur ende ai kompjuter që parashikon tërmetet! Çdo lajm apo fjalë e përhapur për të mbjellë panik, për ardhjen e tërmetit, është pjellë e një ligësie të pashembullt njerëzore, që duhet përbuzur nga logjika dhe dënuar nga ligj", shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Portali hap panik për tërmet të ri të fuqishëm, 'Dilni nga shtëpitë'/ Rama: Alarm fals dhe kriminal, fajtorët do mbajnë përgjegjësi penale
B.K./xy/ReportTv.al