Lulzim Basha dhe Edi Rama

Rama renditi arsyet pse kërkon një mandat të tretë, Basha: Nuk i kërkon 4 vite të tjera për shqiptarët por për veten! Ke dështuar në çdo gjë

16 Shkurt 2021, 21:01| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 21:22

  • Share

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama i cili renditi arsyet pse kërkon një mandat të tretë. Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se Rama nuk i kërkon 4 vitet e tjera shtesë për të ndihmuar shqiptarët, por për veten e tij.

Sipas kryedemokratit, Rama dhe qeveria socialiste ka dështuar gjatë 8 viteve të mëparshme ku nuk ka mbajtur premtimet e tij. Basha i bën thirrje Ramës që të qëndrojë me familjen e tij dhe se Shqipëria do të ecë përpara pa të.

Më herët gjatë ditës së sotme, Rama përmes një postimi në Facebook, renditi disa nga arsyet se pse kërkon mandatin e tretë. Kryeministri thotë se asnjë nuk ka vullnetin dhe ambicien që PS-ja ka fituar për drejtimin e vendit.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Edi, njerëzit e sojit tënd përpiqen t'i bindin të tjerët se po të kenë edhe 4 vjet kohë do të arrijnë gjithçka. Por e vërteta është se kjo nuk ndodh kurrë. Nuk ndodhi as pas 4 viteve të para, por prapë i kërkove Shqipërisë të ta jepte timonin vetëm. E more edhe 4 vjet të tjerë dhe prapë e le në vend numëro. Ti e ke lënë Shqipërinë në baltë, Edi. Ekonomia ka ngecur. Premtove ulje taksash dhe çmimesh por dështove dhe i rrite taksat dhe koston e jetës për çdo shqiptar. Punësimi ka ngecur. Premtove 300 mijë vende pune por dështove dhe largove qindra mijë nga puna. Shëndetësia ka ngecur. Premtove shëndetësi falas dhe e cove në kolaps e i grive shqiptarët nga xhepat para dhe gjatë pandemisë. Hyrja në Europë ka ngecur. Premtove hapjen e negociatave para 8 vitesh dhe vetëm sa shtove kushtet prej dështimeve të tua. Edi ti kishe 8 vjet pushtet si askush para teje dhe pas 8 vjetësh vendi ka ngecur vendnumëro. 4 vite të tjera nuk të duhen për shqiptarët, sepse për ta nuk të bëhet vonë. 4 vjet të duhen për vete dhe ortakët e tu që pasurohen me milionat e tenderave dhe koncesioneve korruptive. Shqipëria nuk e ka luksin të të japë edhe 4 vite të tjera, që të përfundojë sërish si në fund të këtyre 4 viteve. Ngecur vend numëro, pa të ardhme, pa shpresë, pa ëndrra. Ik rri me familjen tënde. Shqipëria do të ecë para dhe tani që të gjithë e dinë se kjo nuk mund të ndodhë me ty.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • korcari: 16/02/2021 21:53

    po e ndjen friken e humbjes e ka zene paniku se do ike ne hollande me vrap pastaj

    Përgjigju
  • Endri: 16/02/2021 21:19

    ER ti i vjen anash. Sa pune ka bere ai ti i ke ore gjumi dhe zullume o hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?