Politikë

Rama revoltohet me biznesin që ka “gllabëruar” trotuarin, publikon pamjet e prishjes së strukturës pa leje

6 Gusht, 15:55| Përditesimi: 6 Gusht, 16:16

  • Share

Prej 1 muaji vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga ndërtime pa leje, kryesisht struktura metalike apo çadra të vendosura nga lokalet.

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me publikimin e rasteve të ngjashme. Këtë radhë ka postuar pamjet e prishjes së një strukture metalike të lokalit që kishte zaptuar të gjithë trotuarin.

“Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura. Vazhdojmë”, shkruan i revoltuar Kryeministri.

Ndërkohë, aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në të gjithë vendin.

Aksioni është pjesë e nismës së re të qeverisë për rikonfiguruar përqindjen që do të shfrytëzojnë lokalet në pjesën e jashtme, si dhe për t’u dhënë qytetarëve aksesin e munguar në hapësirat e përbashkëta.

V.GJ /E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qazim: 08/08/2025 10:29

    Të neve Shteti funksionon ndryshe në Durrës kryeministri As policia bashkiake As policia shtetit as imt Jo e jo nuk veprojnë dhe Pse janë tel nga banorët e aty kalojnë cdo ditë e skanë sy të lirë të shikojnë se mbushin xhepat nga Zaptuesit hajdutë të hapësirës publike të pallatit Bar Fast -fud vini në lagjen nr 13 Plazh përbri Hotel Zanzi duke na marrë frymën kaq vite e kemi frikë të futemi në shtëpitë tona duke menduar se e ka pronën e tij Private se ka në KRAHË shtetin

    Përgjigju
  • Kujtim zyfi: 07/08/2025 07:48

    Bravo Kryeministrit ! Shume mire aksioni, e perkrahim, por te jete e vazhdueshme dhe pa dallime e leshime. Per 35 vite pushteti ka lejuar shkeljen e hapesirave ligjore. Ka humbur frika e shkeljes se ligjit. Te kontrollohet edhe cilesia e asfaltimit te rrugeve, pasi eshte shume e dobet.

    Përgjigju
  • Nora: 06/08/2025 22:04

    I ka lejuar dikush keto zaptime te hapsirave publike,dhe mendoj se jane bashkite pergjegjese per gjendjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?