Politikë

Rama revoltohet me biznesin që ka “gllabëruar” trotuarin, publikon pamjet e prishjes së strukturës pa leje

6 Gusht, 15:55| Përditesimi: 6 Gusht, 16:16

  • Share

Prej 1 muaji vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga ndërtime pa leje, kryesisht struktura metalike apo çadra të vendosura nga lokalet.

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me publikimin e rasteve të ngjashme. Këtë radhë ka postuar pamjet e prishjes së një strukture metalike të lokalit që kishte zaptuar të gjithë trotuarin.

“Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura. Vazhdojmë”, shkruan i revoltuar Kryeministri.

Ndërkohë, aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në të gjithë vendin.

Aksioni është pjesë e nismës së re të qeverisë për rikonfiguruar përqindjen që do të shfrytëzojnë lokalet në pjesën e jashtme, si dhe për t’u dhënë qytetarëve aksesin e munguar në hapësirat e përbashkëta.

V.GJ /E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?