Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i rikthehet rubrikës së tij “Sy m’Sy”, pas një ndërprerjeje që ndodhi pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit
Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Rama njoftoi se komunikimi i radhës do të zhvillohet nesër, në orën 08:30. Ai u është drejtuar ndjekësve me pyetjen: “Si thoni? Shihemi nesër?”.
Ngjitur me postimin, ai ka ndarë edhe një foto të logos së rubrikës, ndërsa konfirmon mbajtjen e komunikimit live në 08:30.
Kryeministri ka zgjedhur këtë format komunikimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale për t’iu përgjigjur sa më shumë qytetarëve që komentojnë mbi çështje apo problematika të ndryshme. Kjo rubrikë u hap fillimisht përpara zgjedhjeve, ku Rama foli për planet “Shqipëria 2030”, të cilat kanë qenë edhe në fokus të fushatës së tij elektorale.
Komente

Tamam ske pine tjeter
PërgjigjuA ke pune tjeter apo do rrish gjith diten n ekran.......!!!!!
Përgjigju