Politikë

Rama rrëfen 'peshqit e mëdhenj' që kapi drejtësia e re

11 Prill 2019, 10:58| Përditesimi: 11 Prill 2019, 11:28

  • Share


Një nga kushtet për Shqipërinë për hapjen e negociatave ka qenë reforma në drejtësi. Kryeministri Edi Rama kishte një përgjigje për ndërkombëtarët që kanë kërkuar 'peshq të mëdhenj' para drejtësisë. "Çfarë lloj 'peshqish' janë ata që sot janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë, të vegjël? Cfarë lloj peshe kanë pasur ata mbi shpatullat e këtij vendi? Shumë të madhe. Një pjesë e të larguarve duhet të kthehen jo më për t'u vetuar, por për t'u hetuar për pasurinë pa fund" tha Rama. Kryeministri tha se nga 92 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar në sitë, 60 janë përjashtuar.


Lajmi kryesor:

Grabitja/ Gjoni kërkesë Metës: Mblidh 'Sigurinë'! Lleshaj: E vendos vet se kur largohem


  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?