Rama prezanton rrogat e reja për stafin e kryeministrisë: Rritja e pagave bëhet në 2 hapa brenda 1 viti! Njëra bëhet tani dhe tjetra në buxhetin e vitit të ardhshëm

30 Mars 2023, 11:13| Përditesimi: 30 Mars 2023, 13:00

  • Share

Plani i rritjes së pagave do të ndahet në 2 faza. Kryeministri Edi Rama premtoi se një rritje do të bëhet tani ndërsa pjesa e dytë do të parashikohet në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Gjatë një takimi të shkurt me punonjësit e administratës së Kryeministrisë, kreu i këtij institucioni tha se kanë hasur shumë pengesa por më në fund është krijuar mundësia që të gjithë të kenë rroga më të mira.

“Mundësia për ta bërë të mundur është krijuar vetëm tani. E dini mirë se sa shumë vështirësi na është dashur të kapërcejmë dhe për t’ju thënë që është koha të bëjmë rritje rrogash shumë domethënëse. Rritja e pagave do bëhet me 2 hapa në harkun e 1 viti. Një rritje tani dhe një rritje në buxhetin e vitit të ardhshëm”, tha Rama.

Rama ndau ndryshimin e pagave për disa punonjës sipas planit të bërë nga qeveria për pagat mesatare të administratës.

“Monika që është drejtore njësie prej plot 26 vjetësh, pastaj Rezari që është jurist i departamentit dhe që ka 37 vite këtu, pastaj Vjollca përgjegjëse sektori. Vjollca është një shkallë më lart se Vjollca ka 43 vjet. Pastaj Zenajda që është përgjegjëse sektori. Zenajda ka 28 vjet, pastaj Luljeta që është specialiste. Luljeta ka dhe gjithë sekretet e qeverisë sepse Luljeta këtu ka 41 vjet, por nuk keni parë gjë akoma sepse është dhe Nexhmija që ka 44 vjet. Paga e Luljetës do të shkojë 135 mijë lekë dhe paga e Nexhmijes do të shkojë 125 mijë lekë.  Pastaj Zenajda që është përgjegjëse sektori do t’i shkojë paga 158 mijë lekë. Pastaj Vjollca që është përsëri përgjegjëse sektori do ta ketë 149 mijë lekë.  Pastaj Rezari 218 mijë lekë. Dhe pastaj Monika 249 mijë lekë. Këto 49-ën, 48-ën, 19-ën mos i merrni plotësisht për të mirëqena se mund të lëvizin me nga pak, por po lëvizën do lëvizin për më shumë, jo për më pak sepse janë duke u bërë kalkulimet, por kjo është rritja e pagave që natyrisht do përfshijë të gjithë administratën”, tha Rama.

Në përfundim, dha një mesazh se të rinjtë duhet të punojnë fort për të arritur në këto shifra të pagave pasi nuk është e pamundur. Nuk munguan edhe batutat që të shkojnë me vrap në punë.

“Kini parasysh që për zonjat këtu u desh kohë e gjatë që të arrihet pagë dinjitoze, për më të rinjtë po punuat sa gjysma e tyre do merrni më shumë se dihet që në fund të ditës për ju të rinjtë po punojmë. Ky ishte breaking neës për sot, tani me vrap te puna. Me vrap thashë jo me hap”, tha Rama.

Për premtimet e kryeministrit ka pasur reagime të shumta se po shkel Kodin Zgjedhor, por kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se ndalime parashikohen vetëm në zgjedhjet e përgjithshme, jo vendore.

Ora 12:28
‘Paga e Luljetës do të shkojë 135 mijë lekë, e Nexhmijes 125 mijë’, Rama me punonjësit e Kryeministrisë shpjegon rritjen e rrogave

Në një takim me punonjësit e Kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama u ka shpjeguar atyre se sa do t’u shkojë paga pas hyrjes në fuqi të rritjes së rrogave minimale dhe asaj mesatare.

“Ndërkohë që për shkak të pagës minimale që e kemi rritur, korrektimet do të fillojnë nga lart poshtë dhe unë po filloj nga poshtë lart për të thënë që si do shkojë paga, sa do jetë paga e Luljetës dhe e Nexhmijes në fund.  Paga e Luljetës do të shkojë 135 mijë lekë dhe paga e Nexhmijes do të shkojë 125 mijë lekë. Pastaj Zenajda që është përgjegjëse sektori do t’i shkojë paga 158 mijë lekë, pastaj Vjollca që është përsëri përgjegjëse sektori do ta ketë 149 mijë lekë.  Pastaj Rezari 218 mijë lekë dhe pastaj Monika 249 mijë lekë”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Komento

Komente

  • Obobooo: 06/04/2023 14:59

    Car bon more kryeminister mos boj gabim tu ngresh rrogat stafit te kryeminstrisë apo deputetêve se nuk kontribojn asgjekundi ata rrinë te kapardisur ne zyrat lluksoze te shtetit me parat e popullit te thjeshtë ,me ushqim falas me makina falas me karburant falas me shpija luksoze falas..... nuk dinë se cfare eshte fatura e energjis apo faturat e ujit sepse nuk paguajne asnjehere,,,,,,degjo ktu kushto rendesi urgjente pensionisteve punetorve te ndertimit dhe punetoreve te sektorit privat qe po robtohen dhe shfrytezohen pa masë mos u merr me rrogat e msusve se nuk ka kalamaj më neper shkolla sepse dhe ata pak kalamaj qe kan mbetur nuk mësojnë asgje ne shkolle dhe mbasdite i çojm në kurse private na more shpirtin mor çar bohet kështu ,,,,,apo kur thua se do tu ngreshe rrogën doktorave infermierave apo policisë ato janë te vetmit ne shqiperi qe rroga mujore u shkon mijera euro,,,rrogen plus ryshfet apo gjoba kot me kot....kemi besim qe do ti ndryshosh gjerat atehere e gjithe rinia do te kthehet ne shqipri dhe shteti do te marri aromë shqiptare dhe jo aromë bagladeshse....a kuptove....

    Përgjigju
  • andi: 31/03/2023 09:08

    politika e pagave te pershtatshme per nje jete dinjitoze duhet te jete objektiv primar i cdo qeverie, dhe kushdo qe e realizon gezon vleresimin e popullit.

    Përgjigju
  • Iris: 31/03/2023 02:35

    Kjo fotoja ne fund me kujton ate foton e Xhaxhit dale me fshataret e Myzeqese,ne mos gaboj, kur u ndante tokat ne 46,tani Rama po u ndan rrogat administrates.

    Përgjigju
  • Qerratai: 30/03/2023 17:57

    Ju ka zënë frika këtë radhë. Po i bëni dhurata vetes. Hap sytë se do fitosh zgjedhjet me rezultat 90% e do ngelesh vetëm ti dhe administrata në Shqipëri

    Përgjigju
  • oni: 30/03/2023 14:03

    Bravo rames per te gjitha punet dhe lajmet e mira qe po jep sot

    Përgjigju
  • lili: 30/03/2023 14:03

    Rritjen e pagave vetem rama e ka bere sepse nese do te ishte berisha akoma do te ishim me 50 mij te vjetra

    Përgjigju
  • Ermal lufo: 30/03/2023 13:55

    E para punes eshte shkelur kodi zgjedhor e dyta sqaron qarte friken se as punonjesit e km nuk do votojne ps ne keto zgjedhje dhe u fillua me rritje rrogash po si mund te rritesh rrogat kur nuk kontrollon dot cmimet e tregut qe do te rriten automatikisht per te mbajtur te njejten Linje

    Përgjigju
  • aldo: 30/03/2023 13:50

    Mese e merituar

    Përgjigju
  • Ariu: 30/03/2023 13:40

    Hani sufllaqe hani, doppio pite...mos harroni qepët.

    Përgjigju
  • Endri: 30/03/2023 13:38

    Bravooo per rritjen e rrogave po me ben pershtypje kjo Nexhmija o eshte mbi 70 vjece e rri akoma ne pune ose ka filluar pune qe 16 vjece ne kryeministri qe ishte e PAMUNDUR para viteve 1990 sado pjeshke te ishe hahahahahaha.

    Përgjigju
    • Endri: 30/03/2023 15:58

      O emigranto , ajo zonja paste shendet e jete te gjate po thelbi ishte tjeter , sipas KM ajo kishte 44 vite pune ne kryeministri !!!! U habita si e kane marre aq te vogel te ajo pune hahahahahaha. Se 61 vjec qe eshte mosha e pensionit hiq 44 vite pune qe ka zonje bejne 17 apo jo !!!!!!

    • emigranti: 30/03/2023 15:37

      Endri ,dhe ajo do punoje ,se kalamajt ste mbajne , Grate sot dalin 62 vjec

  • joni: 30/03/2023 13:09

    kjo eshte ajo qe te gjithe mezi e kemi pritur, rritjen e pagave ne cdo sektor

    Përgjigju
  • asolingo: 30/03/2023 13:00

    Gjithmone te degjojme lajme te tilla qe bejne te lumtur çdo qytetar shqiptar.

    Përgjigju
  • Henri: 30/03/2023 11:58

    Kenaqesi te degjojme se sa shume po rriten pagat tek punetoret tone,vazhdoni me keto vendime

    Përgjigju
  • Rea: 30/03/2023 11:56

    Kenaqesi te degjojme se sa shume po vleresohen njerezit e punes keto kohe nga qeveria Rama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?