Rama: Rusia mund të shkaktojë dëme të mëdha në Ballkan! Kemi çështjen e Serbisë dhe Kosovës, por jemi të bashkuar

11 Nëntor 2022, 19:31| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 20:15

  • Share

 

Gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, kryeministri Edi Rama është shprehur se ndonëse Rusia ka ndikim të madh dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha, Ballkani është i bashkuar.

“Gjetja e një ekuilibri mes krizave është sfidë e madhe por këtu hyn në lojë barra e lehtë e të qenit kryeministër shqiptar dhe jo president i Francës se nuk duhet të zgjidhësh problemet e botës.

Dua të them se Ballkani deri tani ia ka dalë t’i qëndrojë larg luftës konvencionale duke qenë hallka më e brishtë e zinxhirit. Ne kemi dobësitë tona se e dimë që në Ballkan, Rusia ka ndikimin më të madh potencial dhe mund të shkaktojë dëme prej ndasive historike.

Kemi një çështje të madhe si Serbia dhe Kosova, paqja përfundimtare por në të njëjtën kohë është e rëndësishme të shihet se Ballkani është i bashkuar. Ne jemi në drejtimin e duhur. E di që nuk është e lehtë. Për shkak të asaj çka ndodhur vërtet në Ballkanin Perëndimor, ky është po kështu product i nxitjes që po jep Franca duke qenë nga njëra anë apo i perceptuar si më skeptik për zgjerimin por dhe më i përfshirë së fundmi në Ballkanin Perëndimor.

Më vjen keq zoti president, nuk isha më i shpejtë sa miqtë tanë. Tradita ka rëndësi. S’bëjmë dot asgjë për këtë”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama krah Macron në Forumin e Paqes në Paris: Rusia mund të shkaktojë dëme të mëdha në Ballkan! Kemi ende pa zgjidhur çështjen Kosovë-Serbi


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?