Politikë

Rama: Së shpejti firmosim marrëveshjen për Akademinë Shqiptare të Forcave Ajrore, do t’i shërbejë edhe aleatëve

18 Prill, 13:04| Përditesimi: 18 Prill, 13:15

  • Share

 

Kryesocialisti Edi Rama bëri gjithashtu të ditur se në ditët në vijim pritet të firmosin edhe marrëveshjen për fillimin e punës për Akademinë Shqiptare të Forcave Ajrore. Sipas tij, synimi është që kjo akademi të përgatisë jo vetëm pilotët shqiptarë, por të shërbejë edhe për forcat aleate.

“Jemi duke përgatitur hapjen e akademisë së Forcave Ajrore, e pilotëve, ku do të fillojë përgatitja e pilotëve shqiptarë. Synimi është që të jetë një akademi që t’i shërbejë edhe forcave aleate. Po punojmë me një grup të rëndësishëm në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe besoj se në ditët në vijim në Vlorë bëjmë edhe firmosjen për fillimin e punës për Akademinë Shqiptare të Forcave Ajrore.

E keni parë që në bashkëpunim me Italinë po rrisim në mënyrë të ndjeshme kapacitetet edhe të forcave detare, por s’do të ndalemi aty, po në bashkëpunim me Italinë, me një ndër ndërmarrjet më të mëdha të prodhimit të anijeve në botë, kemi marrëveshje mirëkuptimi për të bashkëpunuar për ngritjen e bazës së prodhimit edhe të riparimit të anijeve në Shqipëri, gjë që do të na japë mundësi të prodhojmë për vete dhe të eksportojmë”, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Shqipëria në prag të rijetëzimit të industrisë ushtarake, Rama: Po negociojmë me aleatë të mëdhenj! Do jemi fuqi prodhuese


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?