TIRANË- Pastrimi i vijës bregdetare ka qenë një nga shtyllat kryesore të mandatit të tretë të qeverisë Rama, i cili do të kulmojë edhe me hartimi e një ligji të posaçëm në parlament. Numri një i qeverisë ka bërë me dije se shumë shpejt do të hartohet ligji i Vijës Bregdetare, së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike, të cilat kanë qenë dy problematika që u hasën gjatë këtij sezoni turistik. Nga keqadministrimi i zonave bregdetare, leja e vonuar për shezlongët çoi në përplasje me armë në Shkodër me 4 viktima, e ndërsa ka pasur plazhe të "mbuluara" nga plehrat për pasojë Rama i "tërhoqi veshin" ministrit të Turizmit Blendi Klosi. Nisur nga kjo, ai paralajmëroi një ligj të ri. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur sot rinisi operacioni "Bregdeti ynë" ku u shembën 2 ndërsa pa leje në Dhërmi, duke theksuar se do të ketë zero tolerancë për ta.
"Dhërmi - Operacioni “Bregdeti Ynë”. Rifillon aty ku u ndërpre në qershor për shkak të sezonit turistik, operacioni i pastrimit të bregdetit nga çdo ngrehinë abuzive apo abuzim me lejet e ndërtimit, për të cilat jo vetëm toleranca do të jetë zero, me shembjen e ndërtimeve pa leje, por do të vihen para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, në bazë të normave të reja penale për shkeljet në ndërtim
*së shpejti edhe Ligji i Vijës Bregdetare, së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike", tha Rama.
Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë” që nisi në muajin qershor u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetra persona.
Pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, është ashpërsuar ndëshkimi për ata që ndërtojnë pa leje. Për herë të parë ligji parashikon penalitete jo thjesht për subjektin, por për të gjithë zinxhirin ndërtimor. Përsa i përket kontrollit dhe mbrojtjes së territorit Shqipëria pritet të hyjë në një fazë të re përmes përdorimit të dronëve super-inteligjentë dhe pajisjeve të tjera të teknologjisë së lartë.
Sa hipokrite qe jeni. Ministri juaj i turizmit ja inaguroi Ard Kollozit te PD's hotelin me 5 yje ne ish lulishten e kodres se Ujit te Ftohte ne Vlore. Ngjitur me te jane dhe pese objekte te tjera qe po ndertohen. I pari i qeverise aty kalon cdo fundjave. Apo e ka koken nga deti kur kalon aty?
PërgjigjuTe besoj per gjithcka qe shkruan. Me lejo te shtoj se aty do bej pushimet djali i Sorrosit bashke me disa vampira te Illuminatit. Para disa ditesh i pashe me syte e mi delegatet e derguar per te kontrolluar ambjentin.
Edhe sistemin e vleresimit te ooeratoreve turistike, te dime ku shkojme, cfare vlejne dhe cfare paguajme. Secili sipas mundesise dhe cmimi sipas kushteve dhe sherbimit, jo kush kap nje plazh ne zonen me te bukur te ofron shezllonat e prishur te italise ne 60-n me cmim sa i riu
Përgjigju