Kryeministri Edi Rama tha së shpejti do të kemi një mbledhje të dy qeverive asaj greke dhe shqiptare për të diskutuar për çështjet që shqetësojnë qytetarët, ndërsa shtoi se janë në diskutime pozitive edhe për heqjen e ligjit të luftës.
"Ajo çfarë duam të bëjmë është se kemi rëndë dakord që të fillojmë punën për të organizuar një mbledhje të parë mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke dhe për tu marrë me çështjet që kanë të bëjnë me njerëzit e zakonshëm dhe kanë të bëjnë më të ardhmen e fëmijëve tanë në Greqi. Dhe në mbyllje dua të them që nuk është një çështje që mund ta konsiderojmë të zgjidhur por është një diskutim shumë pozitiv dhe së shpejti kam besim do të përfundojë në mënyrë pozitive që është heqja e ligjit të luftës. Pasi humbën detin nacional-folklorikët do të humbin dhe tokën. Në tokë dhe në det nuk do kenë më çështje për t’u marrë", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Greqia e Shqipëria do i drejtohen Hagës për detin! Së shpejti mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, diskutime pozitive për heqjen e ligjit të luftës
//ReportTv.al