Kryeministri Edi Rama tha se Serbia duhet të kërkojë të falur për krimet e luftës pasi nuk ka ku shkon. Ai tha se historia ka tregtuar se këto falje nuk kërkohen kurrë me fjalë por përmes marrëveshjeve mes dy shteteve , pasi asnjë shtet nuk ka pranuar se është agresori. Dhe pikwrisht edhe për këtë tha Rama shërben edhe nisma 'Ballkani i Hapur', pasi ndalon njëherë e përgjithmonë riprodhimin e historisë dhe fut vendet në bashkëpunim.
"Që Serbia duhet të kërkojë falje nuk ka diskutim. Çështja është kur dhe si e kërkon faljen… Do e kërkojë duke qëndruar neve në mënyrë pasive dhe pritur faljen, apo do e kërkojë në një proces? Nuk ka ku shkon pa kërkuar falje, por falja vjen si përfundim i marrëveshjes, jo si prezumim i marrëveshjes se kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e marrëveshjeve. Ballkani i hapur e ndalon njëherë e përgjithmonë riprodhimin e historisë për arsye të politikave të brendshme të një vendi. Me Ballkanin e hapur ngelen pas të gjitha këto dhe nuk merret njeri me targa. Ne kërkojmë një hapje të mundësive për bizneset që të bëjnë biznes. Duhet të rrisim hapësirat e mirëqënies së njerëzve. Ballkani i hapur është procesi i Berlinit i marrë përsipër nga ne vetë", tha Rama
Lajmi kryesor: