Edi Rama

Politikë

Rama sërish thirrje emigrantëve në Greqi: Nga sot shërbimi postar do të funksionojë me orare të zgjatura! Dorëzoni zarfet sa më parë

5 Maj, 11:45| Përditesimi: 5 Maj, 11:52

  • Share

Pasi iu bëri thirrje që të marrin zarfet zgjedhore dhe të mos humbin momentin historik të votimit nga jashtë, kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër njoftim të rëndësishëm për emigrantët në Greqi, ku shprehet se shërbimi postar nga sot deri të premten, 5-9 maj, do të punojë me orar të zgjatur.

“Të dashur bashkëatdhetarë dhe mbështetës të vizionit Shqipëria 2030 në BE, që jeni regjistruar si zgjedhës të 11 Majit në Greqi! Ja çfarë duhet të dini lidhur me komunikimin e mëparshëm live: Të gjithë ju që jetoni në Athinë, Selanaik e kudo në Greqi, por jo në ishuj, mbani parasysh se nga sot e hënë, datë 5 maj, deri të premten, datë 9 maj, pikat e shërbimit postar DHL do të funksionojnë me orar të zgjatur.”, shkruan Rama. 

Për shqiptarët që jetojnë në ishujt grekë, Rama thotë se data përfundimtare për të kthyer zarfet në pikat e shërbimit postar është e marta, 6 maj, në mënyrë që të sigurohet kthimi i tyre në Shqipëri brenda afatit. 

“Drejtuar bashkëatdhetarëve që banojnë në ishujt e Greqisë: Për shkak të pamundësisë së kompanisë për të transportuar me avionë në kohë dërgesën tuaj përtej 24 orëve të ardhshme, data përfundimtare për të kthyer zarfet tuaja në pikat e shërbimit postar DHL, SPEEDEX ose Courier Center, është dita e martë, datë 6 maj, në mënyrë që të sigurohet kthimi i tyre drejt Shqipërisë brenda afatit. Lutemi, dorëzoni zarfin tuaj sa më parë në DHL, Speedex ose Courier Center që vota të mbërrijë në kohë në Shqipëri”, njofton Rama.

Në fund, kryesocialisti përcjell edhe një mesazh për të votuar në mbështetje të PS për të siguruar integrimin evropian të vendit, dhe për t’u dhënë mundësinë shqiptarëve që të jenë të barabartë në Evropë. 

“FORCA Për fatin europian të kombit tonë. Për Shqipërinë 2030 në BE. Për pasaportën tuaj europiane kuqezi në Greqi. Për mua dhe Partinë Socialiste, që i dhamë dinjitetin e munguar flamurit dhe emrit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë, e që bashkë me ju do t’i japim Shqipërisë e çdo shqiptari edhe statusin e ri të qytetarisë europiane, si anëtarë më në fund të barabartë së Shteteve të Bashkuara të Europës”, shkruan Rama. 
 

Reagimi i plotë:

Njoftim

Të dashur bashkëatdhetarë dhe mbështetës të vizionit Shqipëria 2030 në BE, që jeni regjistruar si zgjedhës të 11 Majit në Greqi! 
Ja çfarë duhet të dini lidhur me komunikimin e mëparshëm live: 

Të gjithë ju që jetoni në Athinë, Selanaik e kudo në Greqi, por jo në ishuj, mbani parasysh se nga sot e hënë, datë 5 maj, deri të premten, datë 9 maj, pikat e shërbimit postar DHL do të funksionojnë me orar të zgjatur.

Më poshtë lutem të lexoni me vëmendje  tabelën me adresat dhe oraret e shërbimit.

Drejtuar bashkëatdhetarëve që banojnë në ishujt e Greqisë: 

Për shkak të pamundësisë së kompanisë për të transportuar me avionë në kohë dërgesën tuaj përtej 24 orëve të ardhshme, data përfundimtare për të kthyer zarfet tuaja në pikat e shërbimit postar DHL, SPEEDEX ose Courier Center, është dita e martë, datë 6 maj, në mënyrë që të sigurohet kthimi i tyre drejt Shqipërisë brenda afatit. 

Lutemi, dorëzoni zarfin tuaj sa më parë në DHL, Speedex ose Courier Center që vota të mbërrijë në kohë në Shqipëri.

FORCA Për fatin europian të kombit tonë Për Shqipërinë 2030 në BE  Për pasaportën tuaj europiane kuqezi në Greqi Për mua dhe Partinë Socialiste, që i dhamë dinjitetin e munguar flamurit dhe emrit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë, e që bashkë me ju do t’i japim Shqipërisë e çdo shqiptari edhe statusin e ri të qytetarisë europiane, si anëtarë më në fund të barabartë së Shteteve të Bashkuara të Europës 

Tabela e postuar nga Rama 

 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?