Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve, kryeministri Edi Rama tha se sot nuk është dita, për të thënë të metat e Reformës në Drejtësi, por është dita për t’u kujtuar të gjithëve se çfarë po ndodh me luftën kundër kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë e faktin se për herë të parë në Shqipëri të pushtetshmit po humbasin pushtetin mbi drejtësinë. Kjo, nënvizoi, kreu i qeverisë se ka zanafillën nga vullneti i PS-së për t’i hyrë detit në këmbë, në kërkim të një drejtësie për Shqipërinë, për shqiptarët dhe me shqiptarët.
‘Kjo nuk është as dita për t’i thënë dobësitë dhe të metat e punës së organeve të reja të drejtësisë, as për t’i shprehur shqetësimet mbi problematikat e mprehta të veprimtarisë së tyre të re. Kjo është dita për t’u kujtuar të gjithëve edhe njëherë, se gjithë çfarë po ndodh me luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe fakti se për herë të parë në historinë e Shqipërisë, të pushtetshmit po humbasin pushtetin mbi drejtësinë - përtej të tëra rezervave që të gjithë mund të kenë, për arsye të ndryshme, këndvështrime të ndryshme, SPAK-u, Gjykata Speciale - e ka zanafillën pikërisht tek kjo shumicë që qeveris vendin, tek vullneti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, tek këmbëngulja e grupeve të saj parlamentare dje dhe sot, tek vendimmarrja jonë, më e guximshmja në historinë politike shqiptare të këtyre tre dekadave, për t’i hyrë detit në këmbë, në kërkim të një drejtësie për Shqipërinë, për shqiptarët dhe me shqiptarët. Të qartë se o i hyjmë ne, o kurrë nuk bëhet. Të bindur se vetëm ne mund t’i hyjmë dhe ta bëjmë.’- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Kuvendi i hapi rrugë arrestimit, Rama për Ahmetajn: Na u vu para një dosje voluminoze, gjykata të thotë fjalën e fundit! PS s'mban mbi shpinë askënd që fryn xhepat nga pushteti
M.Q.//ReportTv.al