Politikë

Rama shfaqet krah Agaçit në Kryeministri: Bufi i Kënetës e shpalli në kërkim nga drejtësia! Ishte në 'fije të perit' në reaminacion pas një operacioni në zemër (VIDEO)

4 Mars, 17:35| Përditesimi: 4 Mars, 18:12

  • Share

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të martë (4 mars 2025) në rrjetet sociale një video me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçin, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës, se ai ishte arratisur për t’i shpëtuar drejtësisë.

Në mbishkrimin e videos, kryeministri Rama shprehet se Agaçi dhe familjarë të tij u përballën me shpifje dhe sajesa nga "Bufi i Këneteës" (duke iu referuar Berishës), ndërkohë që i shtruar në një spital në Itali, "ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive".

Kreu i qeverisë u takua me Sekretarin e e Përgjithshëm të Kryeministrisë pas kthimit nga Gjermania, ku mori pjesë në Panairin e Turizmit në Berlin, i cili këtë vit u çel nga vendi ynë.

Rama: Sapo jam kthyer nga Berlini kam gjetur këtu një të kthyer tjetër nga arratia, ja ku është Engëll Agaçi.

Agaçi: Përshëndetje të gjithëve! Ju falënderoj me gjithë zemër për mbështetjen.

Rama: Jo të gjithë, por mbështetjen e atyre që mbështeten. Atyre tjerëve, pa merak më 11 maj

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama: 

Ky është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradheja kënetore kanal më kanal e portal më portal, ia telendisi familjen e të afërmit, duke batërdisur publikun me kua-kua-kuara të ububushme, teksa tjetri ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive.

Më 27 shkurt, Berisha pretendoi në Parlament se Agaçi ishte arratisur në Itali dhe SPAK i kishte sekuestruar laptopin. 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Partia: 04/03/2025 20:47

    Po sikur nuk lejohet udhetimi pas operacionit te zemrës? Apo partia ta heq njollen thuaj.

    Përgjigju
  • Lani: 04/03/2025 18:50

    Po cne qe su operua ketu ky meqe kemi shendetesii sh te mire

    Përgjigju
  • Dr Agron Braushi: 04/03/2025 18:45

    Të shkuara e u bëfsh mirë. Udhëtimet pas ndërhyrjes në zemër janë të ndaluara nga mjekësia. Mbi të gjitha udhëtimi me avion. Megjithatë, kujdes me ngarkesat emocionale të forta! Rri larg stresit! Të paktën 3 javë. Shërim të shpejtë

    Përgjigju
  • Çimi: 04/03/2025 17:55

    Zoti Rama! Bufit zorraxhij e gënjejnë dhe ky i merr të vërteta,ka edhe ato që nxjerrin kujin me plak prostaten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?