Rama: Shoh me admirim përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi! Dokumenti i BE, gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë

16 Mars 2023, 13:12| Përditesimi: 16 Mars 2023, 13:35

  • Share

 

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka shprehur mirënjohje për zyrtarët e lartë që po mbështesin integrimin në BE të Shqipërisë, e cila thotë se është në krye të trenit në këtë rajon. Po ashtu përmend përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi duke thënë se e sheh me admirim këtë proces. Rama thotë se dokumenti është gjëja më i mirë që mund t’i ndodhë.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për gjithë mbështetjen që kemi marrë prej jush dhe komisionerit Varhelyi me një process që ka qenë tejet i vështirë dhe me një periudhë kohe jo të shkurtër shumë i padrejtë drejt Shqipërisë prej konjukturave politike.

Ju na keni dëshmuar sërish respekt, përkushtim dhe vullnet të palëkundur për të na mbështetur në këtë rrugë që tanimë është e celur, e drejtë dhe natyrisht jo pa vështirësitë e veta. Më vjen shumë mirë që atmosfera e kësaj mbledhje ishte jashtëzakonisht positive.

Kemi dakordësi të plotë në të gjithë boshtin e kësaj marrëdhënie strategjike. Shqipëria sot nuk është më në fund të trenit të integrimit por në krye në këtë rajon ku roli ynë vlerësohet si model në aspektin e promovimit të paqes, dialogut, normalizimit. Më lejoni t’ju them që e shohim me admirim përpjekjen tuaj për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Në këndvështrimin tonë, dokumenti është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë dhe dua të besoj që asnjëra palë nuk do ia lejojë vetes që të mos e përqafojë plotësisht dokumentin dhe programin e implementimit të tij se realisht BE i kanë ofruar Kosovës, Serbisë, rjaonit, gjeneratave të tjera një rrugë të re”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Borrell: U pezulluan 'pasaportat e arta'! Rama: Nëse Gjykata Europiane vendos kundër, çështje e mbyllur! Mund të anëtarësohemi në BE brenda dekadës


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?