Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka dashur edhe njëherë të ndërgjegjësojë atë pjesë që ende nuk e ka bërë në lidhje me koronavirusin. Rama pa publikuar një video të marrë nga 'dailymail' ku një nënë bën apel që mos të dilni jashtë, sidomos në rast se edhe arsye nuk është e fortë.
Sipas saj vetëm për një birrë që mund të pish me shokët nuk e justifikon kurrsesi rrezikimin e jetëve të një familje.
"Të plagosurit e kësaj lufte të pashoqe nuk ushqejnë frikën, por vetëdijen se kjo nuk është një lojë, po një rezistencë për ekzistencë", shkruan Rama.
Komento