Tirana ka bërë bashkë 150 arkitektë ndërkombëtarë në festivalin e parë të arkitekturës që mbahet në vendin tonë i pagëzuar me emrin “Bukë e zemër”, simbol i mikpritjes shqiptare.
Arkitektë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, kanë sjellë me vete edhe të ftuarit e tyre, për të ndarë eksperiencat dhe perspektivën mbi zhvillimin e kryeqytetit. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili Shqipërinë e kryesisht Tiranën e konsideron një vatër të risisë arkitekturore.
“Babai nuk e fsheh, ia thotë të birit, djali, i kthjellët i përgjigjet: Bëj si je urdhëruar. At e bir ecin drejt së pamendueshmes, jo me frikë, por drejt paqes. Posesiviteti, iluzioni i kontrollit e çfarë mbeti, ishte oferta më e qëndrueshme nga të gjitha. Kjo është ajo që kremtojmë sot, jo pushtetit për të marrë, por për të dhënë. Rrënjësore është arsyeja pse jemi këtu, Shqipëria është një vend që i tërheq arkitektët, besimi i përbashkët i realitetit të një ëndrre, diçka plot jetë, e papërsëritshme. Ky festival është një bajram shpirti, një hap i hedhjes përpara, për të përfytyruar së bashku, për t’i lënë egot tona. Kam bërë çdo rrugë në çdo kuptim, mirë a keq, nuk besoj në rastësi. Një Shqipëri që sot prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Europa bashkë”, tha Rama.
Shqipëria, tha kryeministri Rama, po intrigon gjithnjë e më shumë si një vend në zhvillim, arkitektë nga e gjithë bota.
“Shqipëria është kthyer në një port shprese, arkitektët ndërkombëtarë vijnë në numra që vetëm pak vite më parë nuk do t’i kishim imagjinuar. Tirana sot nuk është më vetëm një skenë, është katalizator. Projektet që lindin në Shqipëri nuk janë mediokrite lokale apo klishe globale, janë të gjalla, rezonuese me vlerë. Në një botë të fiksuar me ikona, ajo çfarë shpaloset këtu duket thuajse supersive, diçka që krijohet si e përbashkët, por si asgjë tjetër më parë. Çfarë është më e rëndësishme guxon të ndërtojë mes asaj që është vërtetë e përbashkët, si një akt krijimi. Ky festival s’ka të bëjë me arkitekturën si profesion, por si aktin më të afërt njerëzor, të krijosh hapësira ku jeta mund të rritet dhe të mbrojë veten”, tha Rama.
Në përfundim të takimit Rama tregoi edhe një bisedë që kishte bërë me një nga arkitektët.
‘Patëm një bisedë ku po prezantohej projekti dhe masterplani ishte sa ky rreth dhe pastaj kishte një nivel të dytë ndërtesash dhe ishte e qartë se kishte diçka që nuk shkonte, gjithçka që ishte e dukshme ishte e natyrës së Toiotos dhe niveli i dytë nuk ishte afër natyrës së toiotos dhe e pyeta, ai më tha kjo është për të përshtatur kërkesën e klientit. Dhe i thash po nëse i heqim fare ndërtesat dhe lëmë atë që është në shtresën e parë, ra heshtje dhe me pas vendimi u mor dhe matserplani është i mrekullueshëm tani’, tha Rama.
Pjesë e aktivitetit ishin edhe dy nga emrat më të njohur të kësaj fushe si arkitekti amerikan, Steven Holl, I cili kishte vendosur një karvatë të pikturuar nga vetë kryeministri Edi Rama, si dhe Alvaro Siza, arkitekti i njohur portugez.
Në kuadër të këtij festivali 3 ditor, do të mbahet prezantimi i librit “Bosco Verticale” monografia e plotë, e kuruar nga Stefano Boeri, arkiteti i një prej ndërtesave më të njohura në Milano “Pylli verikal”. Ndërsa projekte të ngjashme nga studioja e arkitetit të njohur Italian janë realizuar edhe në Tiranë.
Komente

Po ajo shemtira e zeze te sheshi skenderbe e gjalle te duket? Me shume si kufome apo arkivol
Përgjigju