Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se bashkimi Shqipëri-Kosovë do të ndodh një ditë, o ai nuk e di se kur dhe si. Rama pati edhe një përgjigje për reagimet që do vijnë pas deklaratës së tij duke thënë se le ta quajnë si një provokim nga një fallxhor dhe jo nga një politikan.
Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, unë do bëja një shkelje të ligjit për fshehtësinë e votës dhe do votoja hapur pro, që të jemi të qartë. Në rast se më pyesni a do ndodhë kjo apo jo, meqë ju më provokoni, po iu provokoj dhe unë, unë them që kjo do ndodhë. Unë nuk di kur do ndodhë, si do ndodhë sot, por që kjo do ndodhë një ditë, unë them po. Atyre që mund ta marrin këtë dhe mund të dalin dhe të bërtasin për “Shqipërinë e Madhe” është që fallxhorët nuk gjykohen, sepse është një fall. Meqë ju po më pyesni, të hedhim fall dhe nëse unë do hidhja fall, po e hedh me imagjinatë në këtë rast, se unë nuk shoh filxhan, unë them që kjo do ndodhë. Se kur do ndodhë, se si do ndodhë këtë unë nuk e di.
-Pa fall mund të ndodhë?
Kryeministri Edi Rama: Unë fallën e futa në mes për përkthyesit dhe ata që do bëjnë deklarata pas kësaj që “U takuan në Elbasan, do digjet Ballkani, duhet të ngrihet bota se po na sulmojnë shqiptarët”. Për këta e kisha, që kështu më ndihmoni dhe ju që të thoni që “Foli zëri i fallxhorit dhe jo zëri i politikanit dhe i kryeministrit të përgjegjshëm”. Meqë më provokoi Klani i Kosovës, Klani i Shqipërisë provokoi Albinin. Unë iu përgjigja provokimit me provokim. ", tha Rama
Edhe Albin Kurti tha se "Kur flitet për bashkimin e shqiptarëve nuk mund të vendosim ne mbi procese historike dhe të përcaktojmë data dhe mënyra.
Lajmi kryesor: