Politikë

Rama: Shqipëria do ketë flamurin e parë në BE, kemi vendin e nderit në panarin e turizmit në Berlin

28 Shkurt, 17:59| Përditesimi: 28 Shkurt, 22:28

  • Share

Kryeministri Edi Rama nga takimi me asambletë socialiste të njësive 1, 2, Pezë, Ndroq, Vaqarr u ndal edhe tek anëtarësimi i vendit në BE.

Ai tha se futja e Shqipërisë në BE është ngritja e dytë e flamurit pas atij në 1912.

Kryeministri u ndal edhe tek panairi i turizmit në Berlin për të cilin tha se Shqipëria do të ketë vendin e nderit në këtë panair.

‘Anëtarësimi në BE është ngritja e dytë e flamurit pas ngritjes në 1912. PS do ta bëjë shtetin demokratik europian, Shqipëria do ketë flamurin e parë në BE, se na bie të jemi të parët, se e kemi “Albania”. Ne ja kemi ngritur kokën të gjithë shqiptarëve dhe s’na shohin më nga lart poshtëm dhe kjo ka sjell që të bëhemi destinacion turistik. Të hënën do jemi në panairin në Berlin dhe Shqipëria ka vendin e nderit në panairin e turizmit në Berlin, 10 vite më parë nuk bënte vaki’, tha ai.

Rama tha nga takimi me asambletë socialiste se njëherësh po punohet edhe për hapjen e grupkapitujve të tjerë.

“Kaq e vërtetë është kjo saqë ne i kemi filluar negociatat konkretisht vitin e shkuar pasi u çliruam edhe nga vetoja greke, për arsyet që ju i dini dhe sot nëse bëjmë një bilanc të procesit, ne kemi procesin më të shpejtë nga të gjithë të tjerët para nesh. Jo se e kemi sepse e kemi bërë më shpejt se gjithë të tjerët detyrat tona, por sepse vullneti nga ana e tyre është një vullnet shumë i veçantë për shkak të rrethanave historike dhe momentit në të cilin ndodhet BE dhe faktikisht kemi hapur grupkapituj dhe do të vazhdojmë të hapim grupkapituj. Kemi marrë dy letra të tjera për dy hapje të tjera në një kohë shumë të shkurtër, fund janari fillim shkurti. Është jashtëzakonisht ambicioze, unikale. Nuk e ka bërë njeri këtë, se ka bërë asnjë vend tjetër”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

‘I dorëzuam zonjës së drejtësisë shpatën’, Rama me asambletë socialiste: Morëm parasysh që mund të pres edhe kokat tona! Në 11 maj ne me shoqen fitore, ata me Noc Rrokun


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?