Kryesocialisti Edi Rama, nga takimi me votuesit për herë të parë të njësive 1, 2 dhe 3 në Tiranë tha se Shqipëria duhet të mbyll negociatat me BE deri në 2027.
Rama tha se Mali i Zi i, Serbia dhe Maqedonia e Veriut i kanë filluar negociatat para disa vitesh dhe akoma s'janë anëtarësuar.
'Shqipëria duhet të mbyll negociatat me BE deri në 2027. Mbyllja e negociatave nënkupton që 1 mijë vetë nga ana jonë nën drejtim e 36 a 38 negociatorëve duhet të negociojnë çdo lloj gjeje për të bërë marrëveshje deri në 2027 që vendi të bëhet pjesë e BE. 1 mijë vet janë andej që merrem me çdo detaje, çdo gjë që lidhet me shtetin dhe këto negociata deri në 2027 janë negociata më të shpejta në BE pas Finlandës që i ka bërë për një vit, po ajo është Finlanda nuk kemi ca diskutojmë. Disa thonë ka disa vite Rama që na thonë do na çoj në në BE dhe ju do ti thoni po Mali i Zi që i ka filluar në 2012, pse nuk është në BE meqënëse qenka Rama që e paska fajin, po Maqedonia e Veriut, po Serbia pse nuk është në BE”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Rama me të rinjtë: Shqipërinë me bufin e mori lumi! Po të ishte PS nga ’92! Negociatat duhet të mbyllen deri në 2027
S.B/K.M/ReportTv.al