Programacion

E Shtunë
12
Qershor
E Diel
13
Qershor
E Hënë
14
Qershor
E Martë
15
Qershor
E Mërkurë
16
Qershor
E Enjte
17
Qershor
E Premte
18
Qershor
E Shtunë
19
Qershor
E Diel
20
Qershor
E Hënë
21
Qershor
E Martë
22
Qershor
E Mërkurë
23
Qershor
E Enjte
24
Qershor
E Premte
25
Qershor
Aktualitet

76.5 % e totalit të ujërave, të shkëlqyera! Rama: Shqipëria ka arritur standardet europiane në cilësinë e ujërave në dete, liqene e lumenj

11 Qershor, 16:47| Përditesimi: 11 Qershor, 17:22

Përmirësohen cilësitë e ujërave të plazheve, deteve dhe liqeneve. Shqipëria ka arritur standardet europiane në cilësinë e ujërave në det, liqen e lumenj sipas raportit të Agjencisë Europiane të Mjedisit. Për kryeministrin Edi Rama ky është një lajm i mirë, ndërsa ka ardhur si rezultat i rritjes së investimeve dhe kontrolleve për ruajtjen e mjedisit.

Agjencia Europiane e Mjedisit deklaron se në vitin 2020, 76.5 % e totalit të ujërave janë të shkëlqyera krahasuar me 58.8 % në vitin 2019.

 "Lajm i mirë, sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit, rritja e investimeve për ruajtjen e mjedisit e për mbrojtjen ujore dhe përkujdesja shumë më e madhe për plazhet ka bërë që Shqipëria të arrijë standardet evropiane në parametrat që masin cilësinë e ujërave në det, liqene e lumenj", shkruan Rama.

Përmirësimi i ujërave ku 76.5 % e totalit të ujërave në Shqipëri janë të mira kanë ardhur si rezultat i masave të marra nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit kundrejt subjekteve të cilave ju kërkohet respektimi i limiteve të lejuara të shkarkimeve në mjedis si dhe ndërtimit të impianteve të trajtimit të ujerave urbane, pastrimit dhe mirëmenaxhimi i plazheve.

Ky vlerësim i mirë për ujërat e territorit shqiptar është edhe një arsye më shumë se pse turistët e huaj duhet të vijnë në vendin tonë dhe të 'pushojnë shqip'.

Mbrojtja e territorit dhe pastrimi i tij nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore është edhe një nga prioritetet e qeverisë Rama, ku ka kërkuar fokus maksimal nga strukturat dhe autoritete përkatëse. Konkretisht IKMT, që prej të hënës, ka nisur shembjen e objekteve pa leje në Ksamil dhe Velipojë, ndërsa po operohet me dorë të hekurt.

I.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/06/2021 03:20

    Po cilesia e ujit te pijshem te rubinetit,si eshte ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër një rikthimi të Sali Berishës në krye të PD?