Politikë

Rama: Shqipëria ka tejkaluar pritshmëritë! Hallka më e dobët e shtetit, diplomacia ekonomike! Kontributi i ambasadorëve thuajse inegzistent

8 Shtator, 10:10| Përditesimi: 8 Shtator, 10:56

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka vënë theksin e tij në punën dhe impenjimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit drejt BE-së teksa ka falënderuar dhe grupin e punës të ngritur për ndërveprimin e negocatorëve europianë.

Ndër të tjera, shefi i qeverisë nuk ka lënë pa kritikuar dhe pjesën e diplomacisë ekonomike të Shqipërisë duke shtuar se kjo është hallka më e dobët në diplomacinë shqiptare.

“Dua të theksoj se është e domosdoshme që shërbimi ynë të zhdërvjellësohet që shërbimi ynë të jetë një pikë referimi për talentet dhe për vajzat dhe djemtë që kanë dije dhe kanë ambicie për t’i shërbyer Shqipërisë, dhe nga ana tjetër të rrisë kapacitetin për të shkuar përtej rutinës së përditshme.

Dua të veçoj këtu shembullin pozitiv i cili duhet të jetë në frymëzim për të gjithë, qasjen e Ministrisë së Jashtme në raport me shërbimin të gjithë procesit të punës për formësimin e trupës në ambasadën tonë në Bruksel pranë komisionit dhe për punën me komisionin.

Është bërë një punë e admirueshme për të hapur dyert për të gjithë ata që kishin dëshirë t’i bashkoheshin skuadrës së ambasadës dhe përmes një bashkëveprimi me ministrin e Jashtëm dhe 2 ministrat e  shtetit, kryesisht kryenegociatores dhe zëvëndësueses së saj dhe ambasadorit tonë në Bruksel Ferit Hoxhës, është arritur që të krijohet një bërthamë që nuk kam asnjë dyshim që është një nga investimet më të bukura që është bërë. Dhe me gjatë do të shërbejë për të fuqizuar siç duhet atë trupë që muaj pas muaj do të ketë një ngarkesë akoma më të madhe dhe patjetër do të jetë baza e asaj që do të vijë më pas e Shqipërisë pjesë e Europës.

Nga ana tjetër dua të vë theksin tek domosdoshmëria për t forcuar më tej punën tonë si shërbim diplomatik në rajon në funksion të mbajtjes dhe rritjes së intensiteti të komunikimit, jo thjesht me qeverisë por me të gjithë aktorët dhe faktorët politikë apo institucional dhe shoqërorë sepse për sa i përket rajonit ne kemi interesat më të mëdha strategjike dhe detyrimin që të jemi promotorët më të vendosur të paqes dhe stabilitetit në të gjithë këtë lagje të Europës.

Nuk dua të bëj një listë të të gjitha angazhimeve që Shqipëria ka pasur dhe aktualisht ka  apo synon të ketë në tryezat e institucioneve ë ndryshe ndërkombëtare, por dua të theksoj një moment historik dhe sfidues që është ai i organizimit të samitit të NATOS-s në Shqipëri në vitin 2027. Pra faktikisht më pak se 2 vite nga sot.

Në Shqipëri të rimblidhen të gjithë udhëheqësit e BE-së plus një numër tjetër udhëheqësish nga Europa dhe nga Amerika. Kjo është arritur tani ne duhet të përmbushin siç duhet të gjitha pritshmëritë që janë nga ana e Shqipërisë, dhe t’i tejkalojmë ato duke e shfrytëzuar ketë moment që Shqipëria mund të shkëlqejë botërisht.

Një element kyç që mbetet hallka më e dobët e punës he shërbimit tonë diplomatik është diplomacia ekonomike, roli i përfaqësive tona është i dobët, përjashto raste shumë specifike që lidhen me vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është thuajse inegzistent. Është bërë dhe një konferencë e dedikuar për angazhimin e përfaqësive tona diplomatike, por rezultate lënë shumë për të dëshiruar, ndërkohë që ky aspekt duhet te jetë prioritare dhe që t’i themi gjërat sic janë, qeveria këtu në Tiranë ua ka lehtësuar punën jashtëzakonisht”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Diplo2025/ Rama porosi ambasadorëve: Shërbimi diplomatik të përqëndrohet te integrimi i vendit në BE! Më shumë angazhim në vendet kryesore të Europës


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?