Politikë

Rama shqiptarëve të Athinës: Vetëm ne na thonë në aeroport kur hyjmë, se kur do ikësh! Kjo me pasaportën e BE-së nuk do të ndodhë (VIDEO)

30 Mars, 17:18| Përditesimi: 30 Mars, 19:14

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Athina në takimin me shqiptarët, në kuadër të takimeve të diasporës. Ai tha se vota më 11 Maj ka rëndësi për faktin se, sipas Ramës, nuk do të hyjmë më në aeroport si të veçuar.

Rama: Tani unë dua t’ju them pse çdo prind këtu, në Itali dhe kudo, që i ka fëmijët e vegjël apo në studime, duhet ta harrojë se janë disa parti në garë. Duhet të votojë vetëm te kutia numër 5. Për arsye se, nëse i jep fëmijëve pasaportën të studiojnë këtu, jo si studentë të huaj, por si studentë europianë, do të kenë shumë më shumë lehtësime. Ata që kanë pasaportën greke quhen të huaj dhe kanë tarifa të larta. Me atë pasaportë të gjithë janë të barabartë.

Tjetra, vjen njeriu në aeroport dhe i thonë: “Dil andej dhe këtej.” Ne nuk bëjmë dot sot pa asnjë polic nga prapa. Vetëm neve na thonë kur hyjmë se kur do ikësh. Ne vetëm me atë pasaportë do të kalojmë me europianët e tjerë, por do të mund të qëndrojmë ku të duam.


Lajmi kryesor:

Rama: Greqia të heqë ligjin e luftës, absurd! Përplasja për Belerin? Bufi nacionalist bëri lëmsh dynjanë! Njohjen e pensioneve përmes integrimit, ulemi në BE si shqiponja (VIDEO)


H.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?