Rama: Shumë shpejt do të çelet gara për kampusin e ri Universitar te Qytet Studenti

1 Korrik 2020, 13:31| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 13:34

  • Share

TIRANË- Shumë shpejt do të çelet gara për kampusin e ri Universitar! Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, ditën e sotme teksa njofton çeljen e garës për rrugën Milot- Fier. Rama tha se ky është një premtim që u është bërë studentëve, pas lëvizjes së tyre të dhjetorit. Ndërkohë, gara do të çelet gara edhe për ndërtimin e Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Arteve.

"Me Bashkinë e Tiranës jemi duke punuar dhe shumë shpejt do të fillojëm procesin e garës për kampusin e ri Universitar, për Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Arteve", tha Rama.

Kampusi i ri universitar është planifikuar të ndërtohet në vendin ku aktualisht ndodhet Qyteti Studenti, do të jenë 11 godina të reja, terrene sportive, mensa si dhe do të ofrohen shërbime të tjera që do t’u vijnë në ndihmë studentëve.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?