Kreu i qeverisë Edi Rama ka hedhur akuza në drejtim të opozitës.
"Për të folur që nga situata shëndetësore dhe se çfarë është bërë dhe se çfarë do të bëjmë për shëndetësinë. Më lejoni të ndaj me publikun ndjenjën e neverisë dhe të përbuzjes për shefat e të aahtuquajturës opozitë që janë çakërdisur deri në pikën ku shpresat e tyre të lodhura për pushtet i kanë mbështetur të gjitha te ëndrra e një katastrofe.
Janë bërë zëdhënës të panikut, zëdhënës të çorodisë psikologjike dhe zëdhënës të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa më shumë dëshpërim në popull përmes gënjeshtrash sajesash abuzimesh dhe një propagande të shfrenuar. Po udhëheqin në këtë front që është një fron që Shqipëria ka një pjesë aq të vogël sa ç'është vetë.
Është e pajustifikueshme me asgjë që sot tu thuhet në mënyrë të përditshme njerëzve se spitale t janë në kolaps çka nuk është e vërtet, që njerëzit dergjen dyshemeve çka nuk është e vërtet edhe mund të ishte siç ka ndodhur në vend e shumë më të zhvilluara në spitale më të famshme botërisht por nuk është e vërtet që mjekimi bëhet në autoambulanca falë edhe ndihmës këtu të ndonjë meide që në mënyrë të papërgjegjshme ka raportuar diçka të tillë që edhe mund të ishte por nuk është e vërtet. Që Shqipëria po vjedh dhe prandaj rritet nr i vdekjeve, kjo është absurde sepse fakti është se numrat po rriten kudo.
Po vjedh kancelaria gjermane, ajo britanike, qeveria franceze. është një absurd. Këtë e bëjnë për të mbjellë panik, shumë vulgare dhe e dënueshme", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Paketë specifike për familjet në nevojë! Rama-Metës: Ka procedura shtrimi në spital, jo për 8 orë siç i dhe pasaportën futbollistit! Vaksina anti-COVID do jetë falas, shpifjet i bëni për pushtet
B.K.//ReportTv.al