Kryeministri Edi Rama tregon se Shqipëria përballet me sulme kibernetike çdo tre minuta, ndërsa përgjatë vitit të fundit, kanë qenë 48 sulme që ka lënë gjurmë në sistem, por që nuk kanë arritur të shkaktojnë dëme serioze.
Ndër të tjera, kryeministri thotë se Shqipëria është në mesin e vendeve më të mira për sa i përket mbrojtjes nga sulmet kibernetike dhe kjo sepse ka qenë ndër vendet e para që ka ndërthurur inteligjencën artificiale me mbrojtjen e sistemeve.
“Nuk është vizionare, është diçka që lind nga nevoja me elementare e mbijetesës. Sot përballemi mesatarisht me një sulm kibernetik në çdo 3 minuta. Por, ja dalim t’i zmbrapsim tërësisht. Kur bëhet fjalë për sulme që lënë gjurmë, kemi pasur 48 të tilla gjatë gjithë vitit të fundit. Kanë lënë gjurmë, por nuk kanë bërë asnjë dëm të konsiderueshëm.
Kur vjen fjala për infrastrukturën tonë shtetërore, digjitale apo fizike, jemi mes më të mirëve.
Kjo sepse kemi qenë mes të parëve që kombinuan mbrojtjen kibernetike me AI, dhe është AI jonë brenda këtij muri mbrojtës kibernetike që bën punë 24 orë në ditë 7 ditë të javës për të zbuluar në faza shumë të hershme potencialin e suleve të dëmshme. Kjo është vetëm një anë e historisë. Sektori privat na duhet ë bëjmë shumë më tepër për ta përfshirë këtë sektor dhe për të ndërgjegjësuar që ashtu si vdekja, që nuk është thjeshtë një zë i pakonfirmuar, sulmi kibernetik është real dhe dëmi që mund të bëjë është real.
Mund t’ju them si kanë ecur gjërat me bankat. Pasi kaluam sulmin që i mbijetuam nga një bandë që na vënë në shënjestër sistematikisht, por tani jemi shumë më mirë për ta përballuar. Dolën bankat dhe thanë që jemi në shënjestër të një aktori të madh. Ne i ofruam ndihmën dhe e morën shumë lehtë. Një prej tyre u desh të përballej me këtë gjë dhe e kuptuan që ishte vërtet shumë keq. Tani mund të themi që kur vjen fjala të sektori bankar, niveli i mbrojtës është i lartë ashtu si dhe në sektorin energjitik. Por ka shumë më tepër për të bërë”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Konferenca e NATO-s, Rama: 48 sulme gjatë vitit, jemi mes të mirëve për mbrojtjen kibernetike! Rutte: Askush nuk është vetëm në Aleancë
K.B/r.k./ReportTv.al