Kryeministri Rama paralajmëroi një reformë të rëndësishme strukturore në ngrehinën institucionale që merren me menaxhimin e detit, duke pasur parasysh situatën e krijuar nga motorët e ujit.
“Pjesa dërrmuese e policisë që jeton me pasionin e punës i vuan! Ne këtu i vuajmë dhe marrim kosto të pamerituara në këtë rast dhe për këto arsye. Si asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka dalë në asnjë media ndërkombëtare si një vend i pistë, i ndotur nga plehrat! Ashtu sikundër një rrjet i tërë drejtuesish në plazhe u shtri dhe ka pasur plazhe publike të garantuara si në asnjë sezon më parë. Por duhet ta pranojmë sot se zhvillimi i shpejtë i trafikut ujor dhe ai i turizmit na ka vënë në vështirësi. Është shtuar numri i mjeteve ujore në një Shqipëri që nuk kemi eksperiencën dhe janë bërë gjithnjë e më problematike. Përdoruesit e mjeteve të ujit janë shfaqur thuajse të gjithë si shkelës rregullash dhe trupat policore nuk kanë qenë në nivelin e duhur, sidomos në detin Jon, ku është edhe afrimi më i madh i motoristëve. Shkarkimi i zinxhirit drejtues ishte i duhuri por nuk mjafton. Ka nisur puna për një reformë strukturore i të gjithë ngrehinës institucionale që lidhe me detin, që është një lëmsh që është kthyer në një pengesë reale. 6 ministri dhe 7 institucione kanë kompetencat e tyre në det. Kjo do të marrë fund qysh në sezonin e ardhshme”, tha Kryeministri.
Lajmi kryesor:
Rama-Rrumbullakut: Ke 100 ditë kohë për nxjerrjen e Policisë nga udhëkryqi! Tragjedia në Himarë, situata në det është lëmsh, Njësi Speciale me emrin ‘Jonada’
K.T.//ReportTv.al