GJIROKASTËR- Kryeministri, Edi Rama ka publikuar pamje nga pazari unik i Gjirokastrës që tashmë është kthyer në një qendër biznesesh duke tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe atyre të huaj.
Rama ka sjellë në vëmendje historinë e një biznesi tradicional shqiptar në qendër të pazarit që furnizohet nga 60 familje gjirokastrite që ruajnë me pasion traditën e zahireve tradicionale.
Ky biznes është mbështetur financiarisht nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, e ndërsa Rama shkruan se është një histori suksesi që sot i shërben fiuqizimit ekonomik të zonjave duararta të Gjirokastrës.
"Në qendër të pazarit karakteristik të Gjirokastrës, Manjola ka ngritur dyqanin e prodhimeve tradicionale shqiptare që sot furnizohet nga një rrjet prej 60 familjesh gjirokastrite të cilat ruajnë me pasion traditën e zahireve tradicionale. Dyqani “E dua” është një tjetër histori suksesi e mbështetur financiarisht nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, që sot i shërben edhe fuqizimit ekonomik të zonjave duar arta të Gjirokastrës", shkruan Rama.