Rama në OKB, kërkon njohjen e Kosovës: Nuk duhet mbajtur peng me pretendime! Pritëm hebrenjtë e iranianët, i shtrimë dorën edhe Italisë fqinje

27 Shtator, 21:54| Përditesimi: 27 Shtator, 22:59

  • Share

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku vuri sërish në dukje mikpritjen e popullit shqiptar ndaj hebrenjve në luftën e dytë botërore, si dhe ndaj afganëve dhe iranianëve të dëbuar nga vendi i tyre.

Rama gjithashtu vlerësoi përpjekjet e 12 viteve të fundit në Ballkanin Perëndimor për paqe mes liderëve politik.

'Kemi ndërmarrë angazhime të tilla në të shkuarën jo gjithmonë i kemi mbajtur. Kemi paguar çmimin ky është sërish një tjetër shans që e marrim në trysni për në të ardhme më të paqtë dhe të begatë ndërkohë që kohërat janë të zymta. Shqipëria me përulje i bashkohet këtij diskutimi pasi përmbushi misionin në KS. Kishim për qëllim të përdornin atë komunitet vendesh për parime të panoegociushme. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë dhe besim. Me tolerancë nuk nënkuptoj vetëkënaqësi, kërkoj që të shkojmë përtej zonave të rehatisë, me respekt. Jo thjesht duke pranuar mendmin e tjetrit. Për ne shqiptarët toleranca nuk është thjesht pranimi pasiv i diversitetit, kjo tolerancë që shqiptarët myslimanë dhe krishterë shprehën në luftën e dytë ndaj hebrenjve dhe duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë më shumë hebrenj se sa kur lufta nisi. Kërkon të angazhohesh me atë që  është ndryshe prej teje.

Rama solli në vëmendje dhe mikpritjen e Shqipërisë ndaj afganvë që i shpëtuan regjimit taleban të Kabulit.

'Të ndërtosh ura që të vazhdojmë të debatojmë dhe të nxisimin mirëkuptim dhe paqe duke vënë veten në vendin e tjetrit. Duke sfiduar veten mbi mundësin e njëanshmërinë që kemi ne, duke venë përherë në pikëpyetje standardet tona të dyfishta morale. Me besim dhe humanizëm u kthyem në strehë të sigurt për njerëzit që ikën nga Kabuli dhe u mirëpritën nga vendi im. I dhamë strehë disa mijëra refugjatëve iranianë. Teherani u angazhua në sulm kibernetike ndaj ndesh. Ishin mjaft brutal por dështuan mjerisht.

Nuk lëkundemi dhe nuk lëkundemi për të treguar ata njerëz në vendin tonë. Mikpritja nuk lidhet me ndonjë qëndrim politik kundër Iranit  por vetëm me bindjen humaniste. I shtrimë dorën fqinjës Italisë për të lehtësuar vështirësitë që e ka ngarkuar historia, me migracionin. U përpoqëm të vepronim pa pretenduar të zgjidhnim emigracionin në rajon. Nuk qëndruam duar lidhur, bëmë pjesën tonë. Ky solidaritet është boshti në rajonin tonë BP. Pas më shumë se çerekeshekulli, plagët e lëna nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, kemi parë ndërtimin e paqes nga vizioni që çoi në krijimin e BE. Jemi rrekur për në dekadë të bëhemi bashkë të planifikojmë të ardhmen tonë të përbashkët.'

Më tej Rama në fjalën e tij preku dhe Kosovën kur tha se Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush, as nga pesë shtetet e BE që nuk e njohin.

Të gjithë në Ballkanin Perëndimor të bëhemi bashkë dhe të planifikojmë të ardhmen tonë së bashku. Është bindja e palëkundur që të shohim të ardhmen. Agresioni rus kundër Ukrainës duhet të na shërbejë si një zile alarmi. Ballkani Perëndimor është në një pozicion shumë më të mirë sa ka qenë ndonjëherë, por duhet të punojmë pareshtur me aleatët tanë që kthimi në të shkuarën të jetë i paimagjinueshëm.

Çdo paralele e hequr artificialisht në Kosovë e Ukrainë ka për qëllim të shpërqendrojë këdo që është në këtë ndërtesë, por Kosova është një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar. Nuk duhet mbahet peng nga askush me pretendime e justifikime të rreme, duke e nisur me 5 shtete anëtare që nuk e njohin Kosovën.'

Gjithashtu Rama foli dhe për luftën në Ukrainë duke i bërë thirrje Rusisë ta ndalë atë duke theksuar edhe një herë tjetër mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën duke përmendur dhe vizitën e Zelenskyt në Tiranë gjatë muajit shkurt të këtij viti.

'Në vitin e tretë të luftës në Ukrainë ndihemi të detyruar që Rusia duhet ta ndalë, një katastrofë e ngjizur nga një vendimi i një vendi, nga një ëndërrimtar delirant. Ne duam paqe, dhe duam të kem paqe mes Ukrainës dhe Rusisë sa më shpejt të jetë e mundshme. Po kërkojmë një paqe të drejtë të mbështetur në kartën e këtyre Kombeve të Bashkuara, një paqe që nuk mund ta minojë Ukrainën dhe të drejtën e saj.'

Gjithashtu kryeministri përmendi dhe luftën në Rripin e Gazës, duke thënë se në një botë tolerante nuk ka vend për Hamasin që e krahasoi me nazizmin.

'Pritëm në Tiranë Zelenskyn. Shqipëria do vazhdojë krah Ukrainës, për sa kohë të jetë e nevojshme. Një tjetër luftë po vlon, në Lindjen e Mesme. Nuk ka vend për Hamasin në një vend ku duam të jetojmë. Duhet të rikalibrojmë busullën tonë morale në Lindjen e Mesme, por nuk ka asnjë busull që mund të normalizojë terrorin e Hamasit, është njësoj si të pranoje të bashkëekzistojë me një formë të mbrapsht nazizmi. Konfirmojmë mbështetjen në zgjidhjen e konflikteve në Lindjen e Mesme'.

Ora 22:02
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama në OKB: U përpoqëm të ndihmojmë vendin fqinj, nuk qëndruam duarlidhur

 

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në OKB foli për çështjen e emigrantëve. Kryeministri theksoi se Shqipëria u kthye në “strehën” e emigrantëve, duke shtuar se kjo tregon se mikpritja shqiptare është e lidhur me bindjen humanitare.

“Disa ditë më parë u zotuam kundrejt paktit për të ardhmen, një kuadër solid me rezultate që duhen zbatuar. Kemi marrë angazhime të tilla në të shkuarën. Ky është një tjetër shans për një të ardhme më të paqme dhe begatë ndërkohë që jetojmë në kohë të zymta.

Shqipëria kishte për qëllim të përfaqësonte atë komunitet për vlera e parime që janë të panegociueshme. Mos u gaboni, me tolerancë nuk kërkoj vetëkënaqësi, po të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë, jo duke pranuar këndvështrimet e tjetrit por duke u angazhuar me kompleksitetin e historive tona. Toleranca që shqiptarët shprehen gjatë luftës së dytë botërore ndaj hebrenjve, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend që e mbylli me më shumë hebrenj sesa kur nisi lufta.

Të nxisim mirëkuptim e paqeve, duke vënë veten në vendin e tjetrit. Shqipëria u shndërrua në strehën e sigurt për njerëzit që ikën nga vdekja, ndërkohë që shtetet më të pasura u kthyen shpinën. U dhamë strehë refugjatëve Iranian, jetët e cilëve cënoheshin. Paguam një çmim të madh me sulm kiberntik që synonte të gjunjëzonte vendin.

Ne nuk u lëkundëm dhe nuk do të lëkundemi për aq kohë sa është e nevojshme. Së fundmi i shtrimë dorën Italisë për të lehtësuar vështirësitë në migracion. Në vend të flisnim, vepruan, nuk qëndruam duarlidhur. Kjo qënie solidariteti e bashkëpunimi është boshti i politikës në vendin tonë”, tha Rama.

Ora 21:58
Rama në OKB: Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush

 

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Kombëve të Bashkuara tha se Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush, as nga pesë shtetet e BE që nuk e njohin.

Po ashtu Rama foli edhe për luftën në Ukrainë, ndërsa i bëri thirrje Rusisë që ta ndalë këtë agresion. 

Të gjithë në Ballkanin Perëndimor të bëhemi bashkë dhe të planifikojmë të ardhmen tonë së bashku. Është bindja e palëkundur që të shohim të ardhmen. Agresioni rus kundër Ukrainës duhet të na shërbejë si një zile alarmi. Ballkani Perëndimor është në një pozicion shumë më të mirë sa ka qenë ndonjëherë, por duhet të punojmë pareshtur me aleatët tanë që kthimi në të shkuarën të jetë i paimagjinueshëm.

Çdo paralele e hequr artificialisht në Kosovë e Ukrainë ka për qëllim të shpërqendrojë këdo që është në këtë ndërtesë, por Kosova është një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar. Nuk duhet mbahet peng nga askush me pretendime e justifikime të rreme, duke e nisur me 5 shtete anëtare që nuk e njohin Kosovën.

Në vitin e tretë të luftës në Ukrainë ndihemi të detyruar që Rusia duhet ta ndalë, një katastrofë e ngjizur nga një vendimi i një vendi, nga një ëndërrimtar delirant. Ne duam paqe, dhe duam të kem paqe mes Ukrainës dhe Rusisë sa më shpejt të jetë e mundshme. Po kërkojmë një paqe të drejtë të mbështetur në kartën e këtyre Kombeve të Bashkuara, një paqe që nuk mund ta minojë Ukrainën dhe të drejtën e saj.

Pritëm në Tiranë Zelenskyn. Shqipëria do vazhdojë krah Ukrainës, për sa kohë të jetë e nevojshme. Një tjetër luftë po vlon, në Lindjen e Mesme. Nuk ka vend për Hamasin në një vend ku duam të jetojmë. Duhet të rikalibrojmë busullën tonë morale në Lindjen e Mesme, por nuk ka asnjë busull që mund të normalizojë terrorin e Hamasit, është njësoj si të pranoje të bashkëekzistojë me një formë të mbrapsht nazizmi. Konfirmojmë mbështetjen në zgjidhjen e konflikteve në Lindjen e Mesme", tha Rama. 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 28/09/2024 09:01

    Respekt per zotin Rama dhe per punen që ka bere deri tani si kryeminister sidomos në mardheniet me jasht. Sa per kommentet kokboshe, delirante, me prapanica dhe tollumbace nuk kam asnje koment. Shumë Kommentar dhe asnjë Ide nga këta. Klm

    Përgjigju
  • Tirona: 28/09/2024 07:50

    Përveç se na bone kazon emigrantësh kontinental ti Ke harru me thon që: shite dhe fale Sazanin e Zvërnecin,shpopulluat Shqipnin e vodhëjët 34 vjet Pasurin komtare.

    Përgjigju
  • Kdls: 28/09/2024 07:38

    Lideri global, kostum dhe koke bosh. Ik mor se je qesharak, ste llogarit kush

    Përgjigju
  • Kadri: 28/09/2024 02:54

    Sec me kujton shprehjen e te madhit Roshi: Faleminderit zotrote qe na mbron ciliminjte nga gjermani (sot "amerikani") po para se te shkoj ne ate bote na e puth cik ket prapanicen!

    Përgjigju
  • Iris: 28/09/2024 02:24

    Te paska fluturuar /tullumbacja/me lart sec duhet,terrhiqe pak ne toke sa nuk eshte vone!

    Përgjigju
  • Federata: 28/09/2024 01:09

    Rama ti fuse nje Federate Albaneze Demokratike, Rama president dhe kryeministre ose zonja Tabaku ose zonja Spiropali dhe keshtu ecen shteti me federata !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?