Rama: S'ka pasur eksport të mbetjeve të rrezikshme! Transporti i tyre në rrugë detare s’është i ndaluar

12 Shtator, 10:30| Përditesimi: 12 Shtator, 11:02

  • Share

Në interpelancën në Kuvend për mbetjet e rrezikshme, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka ndodhur një eksport i mbetjeve të rrezikshme pasi sipas të dhënave dhe në bazë të dokumenteve eksporti i mallrave në fjalë nuk është i rrezikshëm. Rama tha se dogana ka certifikatë për këtë bashkë me analizën e mallit të kryer në një vend të BE-së.

‘A është kryer eksport i mbetjeve të rrezikshme? Sipas të dhënave të bëra me dije publikisht në çdo deklaratë dhe dokument të paraqitur nga subjekte private është shumë e qartë se eksporti i mallrave në fjalë nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme, dogana ka të bashkangjitur certifikatë e analizës së mallit nga në një laborator nga një vend i BE-së. Në të dija raste nga Elbasani drejt Tajlandës për mes Durrësit dhe nga Kosova drejt Kinës drejt Durrësit, janë transportuar nga porti i Durrësit drejt porteve Evropiane me të gjithë dokumentacionin përkatës përmes linjave përkatëse, kanë qëndruar dhe janë magazinuar përkohësisht në vendet e BE-së ku askush nuk i ka penguar më pas janë lejuar të bëjnë itinerarin e tyre. Mallra me klasifikim të tillë nuk konsiderohen si mbetje të rrezikshëm as nga katalogët evropiane. E njëjta gjë vlen edhe nga pikëpamja e legjislacionit aktual dhe të transportit detar. Edhe aludimi për mos veprim të administrate portuale apo asaj detare në rastin më të mirë është alogjik dhe në rastin më të keq kemi të bëjmë me një aludim psikopatologjik, i artikuluar nga burimet ndotëse të Tiranës politike dhe mediatike. Edhe sikur këto mallra të ishin të rrezikshme transporti i tyre në rrugë detare nuk është i ndaluar as nga ai detar as ndërkombëtare. Mbetje teknologjike industrial transportohen rëndom në rrugë detare duke ndjekur zbatimin e kodeve ndërkombëtare.

Procedura e eksportit të mbetjeve bazohet në dispozitat e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Ndjekja e çdo vije logjike, të çon në vendimin se nuk kanë miratuar në asnjë rast eksport mbetjesh të rrezikshme, pretendimi i se nuk ka pasur miratim nga Tajlanda është po aq i qëndrueshëm sa çmund të jetë e qëndrueshme shkarkesa likuide e asaj goje. Pasi nuk ka si të ketë miratim nga Tajlanda për ngarkesën në fjalë kur vetë Shqipëria nuk ka pasur çfarë autorizimi të japë. Ngarkesa të tilla janë pranuar rregullisht, nga vende të transport fundor.

360 njësi të tilla janë pranuar në 10 vitet e fundit nga vendet aziatike,. Në 5 vitet e fundit ngarkesa të tilla u pranuan nga Spanja, Franca e Belgjika, apo Turqia e Izraeli.’- tha Rama.

 


Lajmi kryesor:

'Mbetjet e rrezikshme të Kurum' në Kuvend! Rama në interpelancë: Aludim psikopatologjik i artikuluar nga goja 7 penxherëshe! Bardhi: Kush i lejoi?


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?