Rama: S'ka vend për të riparë reformën në drejtësi, tani është koha për ta zbatuar

12 Maj 2020, 15:35| Përditesimi: 12 Maj 2020, 16:03

  • Share

Tani është koha për ta zbatuar dhe jo për ta riparë reformën në drejtësi. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama ditën e sotme në përgjigje të pyetjes se deputeti socialist Adnor Shameti u shpreh se kjo reformë mund të rishikohet pas kritikave të opozitës dhe presidentit. "Ne jetojmë në një vend të lirë dhe tabu nuk është asgjë, të gjitha temat mund të diskutohen dhe PS-ja është pasqyra e këtij vendi, dhe grupi ynë ka një liri fjale që shkon përtej caqeve të lirisë në shumë vende më të zhvilluara se ne. Shqipëria është vendi ku shpifet më lirisht pothuajse se në të gjitha vendet e tjera.

Askush nuk e gëzon një liri të tillë shpifje. Liria për të folur është e plotë, edhe në grupin e PS-së të gjitha diskutohen. Dua t'u kujtoj që reforma në drejtësi nuk është një vepër ekskluzive e politikës shqiptare, por vepër në proces me bashkëautorsinë e partnerëve tanë, jemi ne është SHBA-BE dhe deri në sot nuk e kam dëgjuar nga bashkëautorsinë se ka vend për të rishikuar reformën sot për sot, asgjë nuk është e papërmirësueshme, perfeksioni nuk ekziston. Në këto kushte duhet zbatuar në realitet reforma, pastaj mbrojtësit e flakë apo të akujt janë tema të tjera, dhe përgjigja ime është JO nuk ka vend për të riparë reformën në drejtësi sot për sot. Nëse do të ketë është dicka që do të diskutohet me bashkëautorët" tha ai. 


Lajmi kryesor:

Debati për Zgjedhoren/ Rama rrëzon kushtin e opozitës për qeveri kujdestare: S'ka për të ndodhur! Jo gjyqtarë pa vetting në Kolegje


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?