Politikë

Vaksinimi masiv/Rama: Këtë fundjavë mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca, sot kalojmë mbi 300 mijë vaksinime

15 Prill 2021, 12:38| Përditesimi: 15 Prill 2021, 14:50

  • Share

TIRANË- Këtë fundjavë mbërrijnë në Shqipëri 90.800 vaksina AstraZeneca. Me ardhjen e dozave të reja të vaksinës, Shqipëria do të vijojë procesin e vaksinimi masiv të nisur prej javësh dhe do të vijojnë të ruaj renditjen e saj ndër vendet e para në Europë për shpejtësinë e vaksinimit të popullatës së saj.

Kryeministri Edi Rama tha se me vijimin e vaksinimit masiv, vendi do të tejkalojë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit.

"Të shtunën dhe të dielën mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca. Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit" shkruan Rama ndër të tjera.

Rama bëri të ditur se Shqipëria gjatë vaksinimeve që do të bëhen sot, vendi do të arrijë në kuotën e mbi 300 mijë vaksinimeve në total që nga nisja e këtij procesi më 11 janar, e ndërsa në fundjavë, si kurse është bërë me dije më herët, do të nisë vaksinimi i operatorëve turistik. Kjo me qëllim që të lehtësohet sezoni turistik, për të pasur një verë pa kufizime.

“Sot kalojmë mbi 300,000 vaksinime të kryera dhe në fundjavë nisim vaksinimin e operatorëve turistikë”, tha Rama.

Më herët edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa ishte duke ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv në Kamëz, tha se ditën e shtunë do të mbërrijë sasia e radhës së dozave të vaksinës nga AstraZeneca, që Shqipëria i përfiton nëpërmjet mekanizmit COVAX. 

“Ditën e shtunë vijnë dhe 40 mijë doza të AstraZeneca nga COVAX”, tha Manastirliu.  

Vaksinimi masiv në vend ka nisur që prej 28 mars dhe po vijon  për të moshuarit, stomatologët, farmacistët, arsimtarët në shkollat private, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias, e ndërsa së fundmi edhe për moshat +60-vjeç me të sëmurët kronik.  Referuar shifrave zyrtare, ditën e djeshme u kryen 12.944 vaksinime në të gjithë vendin, duke e çuar numrin total të të vaksinuarve në 294.160 në të gjithë vendin. 

Ora 14:32
Rama: Këtë fundjavë mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se këtë fundjavë mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca. Ai tha se me ardhjen e dozave të reja Shqiperia do të vijojë të qëndrojë në vendet e para në Europë për shpejtësinë e vaksinimit.

"Të shtunën dhe të dielën mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca. Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit

Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira. Besim, durim, bashkim dhe punë ditë e natë", shkruan Rama.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?